​24 vjet nga themelimi i “Shqiponjave të Zeza”, Daut Haradinaj: Kishin guxim të pashoq

Aktuale

​24 vjet nga themelimi i “Shqiponjave të Zeza”, Daut Haradinaj: Kishin guxim të pashoq

Më: 15 maj 2022 Në ora: 18:47
Pamje nga takimi

Ish-komandanti i UÇK-së në Dukagjin, Daut Haradinaj ka takuar sot pjesëtarët e Njësitit "Shqiponjat e Zeza" në 24-vjetorin e themelimit.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se ata kishin guximin e pashoq në luftë.

"Sot për nder të 24-vjetorit të themelimit të Njësisë “Shqiponjat e Zeza”. Njësi që tregoi guximin e pashoq të burrave dhe grave të cilët luftën për çlirim e ngritën lartë në frontet e fitoreve të njëpasnjëshme.

Nderim e mirënjohje për të rënët dhe të gjallët!", ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat