Policia jep detaje për vdekjen e 17 vjeçarit në Lipjan

Aktuale

Policia jep detaje për vdekjen e 17 vjeçarit në Lipjan

Nga: N. Sh. Më: 16 maj 2022 Në ora: 10:10
Argjend Mena

Argjend Mena është 17 vjeçari i cili humbi jetën dje në fshatin Divlakë të Lipjanit.

Ai është dërguar pa shenja jete në emergjencë.

Sipas familjarëve të viktimës, gjersa viktima ishte duke punuar në pyll (duke prerë dru) i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Kurse mjeku kujdestar në Dr. Feriz Bytyqi tha se viktimës nuk i është vërejtur ndonjë shenjë dhune.

Dhe se për të konfirmuar se si ka ardhur deri te vdekja është duke u marrë Instituti i Mjekësisë Ligjore

Trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion.

"HETIM I VDEKJES/ Lipjan 15.05.2022-14:40. Është sjellë pa shenja jete në emergjencë mjekësore viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë. Sipas familjarëve të viktimës, gjersa viktima ishte duke punuar në pyll (duke prerë dru) i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi", shkruan Policia në njoftimin e tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat