Qeveria e Kosovës sanksionon dy grupet terroriste ISIL dhe Al-Kaeda

Aktuale

Qeveria e Kosovës sanksionon dy grupet terroriste ISIL dhe Al-Kaeda

Më: 16 maj 2022 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës i ka vendosur sanksione dy grupeve të shpallura terroriste nga Bashkimi Evropian, ISIL dhe AL-Kaeda. Vendimi është miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Sipas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, sanksionet ndaj dy grupeve të shpallura terroriste, të cilat veprojnë në Afganistan dhe rajon, përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e aseteve të dy organizatave dhe individëve të tyre në Kosovë.

“Këshilli i BE-së më datë 21 shkurt vendosi t’i shtojë sanksionet e BE-së për dy grupe të ndërlidhura me ISIL dhe Al-Qaeda, që veprojnë në Afganistan.

Individët dhe personat e sanksionuar janë të përfshirë në planifikime terroriste në Afganistan dhe rajon”, tha zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat