Mali në Vushtrri, ku banorët besojnë se ka thesar të fshehur në të

Aktuale

Mali në Vushtrri, ku banorët besojnë se ka thesar të fshehur në të

Më: 16 maj 2022 Në ora: 15:54
Stroci i Vushtrrisë

Për vjetërsinë e malit në fshatin Stroc të Vushtrrisë që në vete fshehë gjurmë e pasuri të trashëgmisë nuk ka të dhëna të sakta.

Por, historiani Safet Hasani, ka një kohë të gjatë që po merret me studimin e këtij lokaliteti ku thotë se në këtë vend çdo gjë daton që nga kohërat antike.

Hasani thotë se fshati Stroc si lokalitet i takon kohëve antike, duke shtuar se këtu ka materiale që i takojnë kohës së bronzit.

Gërmathat në malin e këtij fshat që nga banorët njihen si “Tabja e Topit”, ku banorët besojnë se pas ardhjes së Perandorisë Osmane aty u vendos një top ku thuhej se nga ajo pikë kontrollohej i tërë Rrafshi i Kosovës.

Hasani thotë se në atë lokalitet kanë gjetur para të metalta dhe materiale të ndryshme, dhe monedha të kohërave të ndryshme, si ato të kohëve bizantine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat