Kërkohen prokurorë të rinj dhe staf mbështetës

Aktuale

Kërkohen prokurorë të rinj dhe staf mbështetës

Më: 16 maj 2022 Në ora: 16:35
Prokuroria

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takim me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive themelore, kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, si dhe kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit, ku të pranishëm ishin edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, të cilët monitorojnë prokuroritë përkatëse.

Sipas njoftimit të prokurorisë, në fillim të takimit, Kelmendi u interesuar për gjendjen në secilën prokurori, me ç’rast u njoftua për së afërmi nga kryeprokurorët për numrin e prokurorëve në prokuroritë që ata i drejtojnë, për rezultatet, të arriturat, sfidat dhe çështjet tjera me rëndësi.

“Gjatë diskutimeve të përbashkëta u theksua nevoja për plotësimin e vendeve të përcaktuara me prokurorë të rinj si dhe rekrutimin e stafit mbështetës në mënyrë që të avancohet efikasiteti dhe efektiviteti në trajtimin e lëndëve penale në secilën prokurori. Po ashtu, pjesë thelbësore e këtij takimi ishte diskutimi lidhur me rritjen e efikasitetit dhe zbatimin sa më unik të praktikave gjatë trajtimit të regjistrave penal, përkatësisht lëndëve penale me PP, PPN dhe PPP nga ana e prokurorëve, dhe trajtimi sipas afateve ligjore i ankesave të qytetarëve për rastet disiplinore ndaj prokurorëve”, thuhet në njoftim.

Në fund të takimit, Kelmendi, iu ka ofruar bashkëpunim të ngushtë të gjithë kryeprokurorëve në adresimin dhe tejkalimin e të gjitha sfidave institucionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat