Kimete Berisha: 3 javë pa Albin Kurtin - Momentalisht e përkrah veç diaspora, sepse nuk kanë nevojë për të

Aktuale

Kimete Berisha: 3 javë pa Albin Kurtin - Momentalisht e përkrah veç diaspora, sepse nuk kanë nevojë për të

Nga: M.L. Më: 16 maj 2022 Në ora: 22:04
Kimete Berisha dhe Albin Kurti

Publicistja Kimete Berisha, nëpërmjet një postimi në Facebook ka përshkruar situatën politike dhe shoqërore në vendin tonë.

Ajo ka thënë se kryeministri Albin Kurti po bën fushatë politike në Amerikë me para të shtetit.

“Është kryeministri i vendit më të varfër dhe më të korruptuar në Evropë, prandaj mund të duket 'i pasur' në Amerikë veç nëse e ka krejt popullin me vete”, shkruan Berisha.

Kështu sipas analistes, kryeministrin Kurti aktualisht e përkrah vetëm Diaspora.

Postimi i plotë:

Tung!

1. A keni këqyr mirë, se shumë çudi shqiptarët mos m'u përmend në Kur'an.

Mendjemadhësia shqiptare është më e vjetër se feja.

Gjithkund i kemi futur hundët, përveç aty ku duhet.

Buburreci (femër) përmendet në Kur'an.

Më fjalë miradie u janë dedikuar 'atyre' sesa grave.

Librat e Shenjtë vetëm komshinjtë (dhe kundërshtarët) e tyre i kanë përfshirë në të vërtetat hyjnore.

Kush nuk përmendet - nuk ekziston.

2. E ka hetuar se PDK e LDK po shpurdhin në diasporë, prandaj Kryeminstri qe tri javë nuk ka guxim të kthehet në Kosovë.

Zotnia bën fushatë politike në Amerikë, me pare të shtetit.

Do të bëhet Kryeministër i krejt shqiptarëve të botës. Kur të bëhet, do t'i mësojë shqiptarët se si dhe kë duhet ta votojnë në Amerikë.

Kështu, do të bëhet 'faktor' në Amerikë, indirekt - duke i shfrytëzuar shqiptarët atje, e jo direkt - duke u takuar formalisht me politikanë që nuk ia dinë as emrin.

Është kryeministri i vendit më të varfër dhe më të korruptuar në Evropë, prandaj mund të duket 'i pasur' në Amerikë veç nëse e ka krejt popullin me vete.

Mbasi që nuk mund t'i rrënojë me forcë 'shtëpitë e Zotit' si Stalini, duhet t'i rrënojë me dashni, duke i përvetësuar dhe manipuluar prijësit shpirtëror.

Një hoxhës në Dallas ia ka dhuruar një përqafim.

E bëri hoxhën të ndjehet djalosh.

Hoxha tha: Kryeministri vet m'u afrua - ishte i ngrohtë, i ëmbël, si adoleshent ma qoku 'give me five'.

...klickerash - me një përqafim i përqafoi krejt muslimanët.

Albin Kurtin momentalisht e përkrah veç diaspora (sepse nuk kanë nevojë për të).

Kur kryeministri mungon tre javë në vendin e tij, kjo tregon se ai nuk punon asgjë, dhe se bën edhe pa të.

3. Posa u kthye nga Amerika me 12 kofera dhe me një bohçallëk, Presidentja Osmani shkoi në Gjilan dhe në Instagram i postoi disa foto me legjendën 'Home sëeet home - Gjilan'.

Kjo idiomë përdoret për të shprehur ndjenjën e lehtësimit pasi të kthehesh në shtëpi të burrit.

Kaq zahmet që ka hequr në Amerikë...

Diplomaci e paparë kjo.

4. Kur mbërriva te sheshi Nëna Terezë më ra në sy një çift, sepse - ishin kapur përdore dhe i flisnin ëmbël njëri-tjetrit.

Ju lakmova. Dikush po kënaqet...Kimete!

5. E unë, nuk po rri me njerëz. Jam duke ikur nga kjo botë, dhe si në dhomat e hotelit, po banoj - nga njëri libër në tjetrin.

Kur dola nga libri i fundit, asgjë përjashta tij më nuk më dukej bukur.

Edhe brenda librit kishte maskarallëk, shumë probleme, askush nuk ishte i qetë, vuanin gjindja (thuajse do të jetojnë përjetësisht), disa për qejfi vuanin, dhe vuanin pa karar, por ata vuanin bukur - me stil.

Sa herë mërzitem shumë, që nuk di kah t'ia mbaj, 'ngjitem' në stacionin qiellor, dhe e kaloj natën atje, duke e shikuar tokën kah 'lëviz' Live.

Asgjë nuk ndodh atje, kurrë, asgjë nuk lëviz nga afërsia.

Më shumë më qetëson kërcimi i Felix Baumgartner

nga hapësira në Tokë sesa fluturimi i shqiponjës përmbi re.

A thua Zoti çka do?

Nga bota erdhi lajmi se u arrit të 'shihet' 'vrima e zezë' në qendër të 'Rrugës së qumështit'.

Isha duke 'studiuar' se pse vrimës së zezë i thonë 'e zezë', dhe pasi e kuptova se i thonë 'e zezë' sepse nuk e absorbon dritën...u bë ditë.

Shumëkush e ka në mendjen e tij

një 'vrimë të zezë' që nuk e absorbon dritën - prandaj ka kaq shumë njerëz që ta kthejnë dritën mbrapsht e ta terrojnë shpirtin.

Pa e shikuar tokën nga qielli nuk ndjehesh i braktisur. Prandaj, të gjithë të mësojnë 'ule kokën'.

6. Në sheshin Skënderbeu, qentë e sulmonin një djalë që arriti të shkëputet prej tyre.

Një grua e moshuar, m'u afrua dhe më kërkoi ndihmë.

Ku me gjeti mua, që vet kisha nevojë për ndihmë.

- Vazhdojmë ecim mes tyre, bëjmë sikur nuk i shohim - i thashë.

Gruaja u habit me 'heroizmin' tim. A guxon a - më pyeti.

- Po, guxoj, mbasi që ti po tutesh. Ma zure vendin 'e tutës' - i thashë!

Nuk ia shpjegova se unë frikësohem shumë bile - por kur ti e sheh se dikush frikësohet më shumë se ti, pastaj ti vetvetiu trimërohesh.

Frika e mund frikën.

Mendova se si frika nuk vjetërohet kurrë, por shkon duke u përtrirë. Pahijshëm.

(Vlen të theksohet se qentë e çartur më së shumti i gjen në oborrin e Bibliotekës Kombëtare, ndoshta pse është objekti më i braktisur në qytet).

7. Duke u kthyer në shtëpi e pashë përsëri çiftin e lartpërmendur. Tash ishin të acaruar.

Ajo gruaja e provokonte - e Ai i nervozuar ia përplaste fjalët në plllakat e sheshit.

Merre me mend - I tha edhe 'lopë' (e asaj nuk i pushonte se nuk i pushonte goja).

Kur të thotë dikush lopë, duhet të heshtësh derisa të qetësohet situata se pastaj kur qetësohet situata, edhe personi bindet se t'i s'je lopë, se lopa nuk flet, por ti je budallaqe.

Që shpirtërisht në mua ende ka vend për përmirësime e kuptova kur ndjeva se 'më erdhi si mirë diqysh' që m'u prish panorma e dashurisë së paradites.

Disi vuajtja është më reale, më e kapshme për njeriun. Është më e logjikshme të jesh i pakënaqur sesa i kënaqur.

P.S. Sonte është Hëna e Plotë në shenjë të Akrepit. Ruaju po ta 'qkyn' kush gojën..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat