“E mendova si gjest romantiK”/ Gashi tregon arsyet e largimit nga Lëvizja Vetëvendosje

Aktuale

“E mendova si gjest romantiK”/ Gashi tregon arsyet e largimit nga Lëvizja Vetëvendosje

Më: 17 maj 2022 Në ora: 00:22
Shkrimtari Adem Gashi

Shkrimtari Adem Gashi ka treguar arsyet pse po largohet nga Lëvizja Vetëvendosje, pas katër vjetësh.

Gashi theksoi se arsyet e largimit nuk kanë të bëjnë me Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas tij, është një zgjedhje personale.

“Nuk është një punë që e kisha menduar, vjen një çast kur ndjehesh i përmbushur në atë që ke menduar se është detyre e jotja, mendova që nuk do të bëhej zhurmë , bile njëfarë dore e mendova si gjest romantik, këtë përshëndetje me subjektin politikë, nuk kam asnjë shkas që ka ndikuar, është thjeshtë një përcaktim personal”, është shprehur Gashi.

Gashi thotë se për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, ka marrë ftesë nga Albin Kurti.

“Kam pasë ftesë nga Albin Kurti, ka qenë këmbëngulja e tij që unë të shkojë atje, dhe unë kam shkuar, jam ra dakord, pa asnjë detyrim, pa asnjë kërkesë, pa asnjë kusht, njëjtë si po largohem, pa asnjë pretekst, është lodhja ime, është angazhimi im në punë të tjera”, shtoi ai.

“Thjeshtë dua të i jep vetes pushimin e nevojshëm, nuk ka asgjë tjetër”.

Ai tregon edhe arsyet pse ishte i pakënaqur me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Në vitin e parë në të gjitha mbledhjet e këshillit kam qenë me këmbënguljen e Albin Kurtit, tani ndodhën fushatat zgjedhore, u shfaqën kërkesa, në shfaqjen e parë të zgjedhjeve na erdhi një shkresë qarkore, secili anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje ka drejtë të vetë-kandidohet për deputet. Kjo më dha një shenjë jo të mirë, një gjest papjekurie, vinin zëra, kishte ndërhyrje nga qendra në listat e kandidaturave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat