Reagon Ish-drejtori i VV-së pasi u dënua me tri vite burg: Shkoi Lumezi, s’erdh Elezi?

Aktuale

Reagon Ish-drejtori i VV-së pasi u dënua me tri vite burg: Shkoi Lumezi, s’erdh Elezi?

Më: 17 maj 2022 Në ora: 12:50
Islam Thaqi

Ish-drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prizrenit, Islam Thaqi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit, e cila e dënoi me tri vite burgim për veprën penale ‘keqpërdorim të pozitës’.

“Shkoj Lumezi serdhe Elezi ?”, ka shkruar ai në ‘Facebook’-un e tij.

Të martën, Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me tri vite burg dhe dy mijë euro gjobë ish-drejtorin e Inspektoriatit të Komunës së Prizrenit, Islam Thaqi, nën qeverisjen e Mytaher Haskukajt, i akuzuar për veprën penale ‘keqpërdorim të pozitës.

E dënuar për të njëjtën vepër penale dhe me të njëjtën masë është edhe deputetja e VV-së, Jetmire Vrenezi.

“- I akuzuari I.Th., në cilësinë e Drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, duke ditur se nuk kanë të drejtë të bën rrënimin e objektit pasi i dëmtuari ka aplikuar për legalizim në përputhje me vendimin e MMPH të datës 27.08.2018, jep pëlqimin, organizon dhe merr pjesë aktive në rrënimin e objektit “Abi” Sh.P.K., në Prizren”, u bë e ditur në komunikatë.

“E akuzuara J.V., në cilësinë e inspektores së ndërtimit duke ditur se nuk kanë të drejtë të bëjnë rrënimin e objektit të të dëmtuarit, meqë është në kundërshtim me vendimit e MMPH të datës 27.08.2018, përveç inspektimeve që kanë kryer në objektet, e akuzuara J.V., merr konkluzion mbi rrënimin e objektit “Abi Çarshia” pronë e “Abi” Sh.P.K., me nr. ……. me datë 15.07.2019”, u bë e ditur më tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat