Me ftesë të Presidentes Osmani, Presidenti i Malit të Zi në vizitë zyrtare në Kosovë

Aktuale

Me ftesë të Presidentes Osmani, Presidenti i Malit të Zi në vizitë zyrtare në Kosovë

Nga: A.M Më: 17 maj 2022 Në ora: 14:34
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, nesër (18 maj 2022), pret për vizitë zyrtare Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

"Në orën 10:00, Presidentja Osmani do ta presë Presidentin Đukanović me nderimet më të larta shtetërore.

Vendi: Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë;

Shënim: Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni deri në orën 09:20", thuhet në njoftimin e zyrës së Presidencës, përcjell "Bota sot".

Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani - Sadriu zhvillon takim me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, si dhe në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Gjukanović mbajnë konferencë për media.

(Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, dhe më pas përcjellin konferencën)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat