​Alarmi për bombë në Rektoratin e UP-së doli të jetë i rrejshëm

Aktuale

​Alarmi për bombë në Rektoratin e UP-së doli të jetë i rrejshëm

Më: 17 maj 2022 Në ora: 17:56 Përditësuar në ora: 18:38 më 17.05.2022
Një veturë dhe një zyrtar policor shihen pranë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. 17 maj 2022.

​Alarmi për mjet shpërthyes te Rektorati doli të jetë i rremë

Policia e Kosovës ka larguar shiritat nga hapësirat e bllokuara te Rektorati i Universitetit të Prishtinë, pas alarmit për mjet shpërthyes.

Njësiti antibombë i policisë është larguar nga vendi i ngjarjes pasi gjatë inspektimit doli të mos ketë asnjë mjet shpërthyes.

Kërcënimi se në hapësirat e Rektoratit është vendosur një mjet shpërthyes kishte ardhur më herët përmes e-mailit.

Kërcënimi me bombë, deklarohet Rektori UP-së

Pasditen e së martës, Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka pranuar një kërcënim me bombë dhe më pas zyrtarët e këtij institucioni e kanë lajmëruar policinë.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, rektori i UP-së, Naser Sahiti.

“Kemi pranuar një e-mail anonim që është vendosur një bombë dhe e kemi dërguar informacionin në polici dhe tani policia e kanë rrethuar vendin dhe janë duke e trajtuar rastin”, tha Sahiti.

Policia tha se menjëherë pas pranimit të informacionit, ka evakuuar personelin nga ndërtesa e Rektoratit.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, policia tha se po vazhdojnë kontrollet dhe verifikimi dhe më pas ky institucion do të ofrojë detaje të tjera për këtë rast.

Kërcënimi me bombë në Rektoratin e UP-së erdhi përmes email-adresës

Pasditen e së martës, Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka pranuar një kërcënim me bombë dhe më pas zyrtarët e këtij institucioni e kanë lajmëruar policinë.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, rektori i UP-së, Naser Sahiti.

“Kemi pranuar një e-mail anonim që është vendosur një bombë dhe e kemi dërguar informacionin në polici dhe tani policia e kanë rrethuar vendin dhe janë duke e trajtuar rastin”, tha Sahiti.

Policia tha se menjëherë pas pranimit të informacionit, ka evakuuar personelin nga ndërtesa e Rektoratit.

​Njësiti antibombë arrin te Rektorati i UP-së

Njësiti antibombë i Policisë së Kosovës ka arritur te Rektorati i Universitetit të Prishtinës, pas alarmit për një mjet shpërthyes.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanosja për një mjet shpërthyes te Rektorati ka ardhur më herët përmes një emaili.

Aktualisht zona te Rektorati i Universiteti “Hasan Prishtina” është bllokuar nga policia.

Evakuohet stafi i Rektoratit të UP-së, dyshohet për bombë

Dyshime për bombë në Rektoratin e  UP-së. Policia e Kosovës konfirmon se ka rrethuar Rektoratin e  Universitetit të Prishtinës.

Shkak dyshohet të jetë një e-mail që ka mbërritur në këtë institucion, me paralajmërimin për vendosej të një mjeti shpërthyes.

“Rreth orës 16:00, është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit "Hasan Prishtina" në Prishtinë”, sqaron policia.

“Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike”, tha Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin  Prishtinës.

Forcat e rendit kanë dalë  menjëherë  në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.

Të pranishëm janë edhe Njësia K9 e policisë. 

Stafi i Rektoratit është evakuuar nga ndërtesa dhe aty tashmë ndodhet vetëm policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat