Deputetja e LDK-së: Albin Kurti në kundërshtim me vetveten!

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Albin Kurti në kundërshtim me vetveten!

Nga: A.SH Më: 17 maj 2022 Në ora: 20:13
Valentina Bunjaku Rexhepi

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për të cilin ka thënë se është në kundërshtim me vetveten.

Sipas saj, ai ka ndryshuar qëndrimet në mesin e tyre Bashkimin Kombëtar me Shqipërinë derisa sot kërkon integritet territorial të paprekshëm.

“Albin Kurti dikur ishte vetëvendosje, ndërsa sot është vetëkundërshtimi. Kundërshtoi gjatë gjithë jetës të gjithë, ndërsa tash është kundërshtari më i madh i vetvetes dhe ka ra në fjalët e çdo kundërshtari të djeshëm politik. Nuk di politikan që ka hangër çdo fjalë, qëndrim e deklaratë të mëhershme, sa Kurti. Ai është për çdo ditë në kundërshtim me veten e tij”, ka shkruar ajo në Facebook.

Shkrimi në Facebook:

Albin Kurti në kundërshtim me vetveten

1. Dikur negociata, vetëvendosje. Sot negociata, zvarritje.

2. Dikur po dialog, jo negociata. Sot po negociata, jo dialog.

3. Dikur po negociata, po dialog, por jo teknik. Sot veç negociata teknike, si për targat.

4. Dikur Bashkim Kombëtar me Shqipërinë. Sot integriteti territorial i paprekshëm.

5. Dikur Bashkim Kombëtar me Shqipërinë. Sot na pengon neni i Kushtetutës.

6. Dikur duhet ndryshim të nenit 1.3 të Kushtetutës. Sot nuk ndryshojmë atë.

7. Dikur pa kravata, simbol i shtypjes. Sot kravata edhe të dieleve.

8. Dikur kurrë pa buzëqeshur dhe akuzonte të tjerët për “zgërdhimje”. Sot i vetmi që zgërdhihet në krizë të madhe ekonomike.

9. Dikur kushdo që takohej me Vuçiqin tradhëtar, edhe si ekip negociator. Sot takohet vetë me buzëqeshje dhe pa askë tjetër nga shqiptarët.

10. Dikur nuk ka pavarësi. Sot e quan arritje të madhe pavarësinë.

11. Dikur nuk do të na njeh Amerika. Sot krenohet që shkon për vizitë dyjavore edhe pa e pritur deri më sot asnjë zyrtar i lartë amerikan.

12. Dikur kundër NATO-së. Sot do integrim të shpejtë në NATO.

13. Dikur kundër bisedave me ambasadorë për çështje të vendit. Sot krenohet një takim nëse e bën me ta.

14. Dikur thoshte bashkim të Mitrovicës me 10 pika. Sot vetëm rrezikon policët.

15. Dikur kundër oligarkëve. Sot rri me ta.

16. Dikur kundër korporatave dhe kapitalizmit neoliberal. Sot krenohet për takime me Linkedln.

17. Dikur i majtë radikal, më vonë socialdemokrat. Sot me oligarkë.

18. Dikur përmendte vetëm papunësinë. Tash krenohet me rritje punësimi pa asnjë bazë.

19. Dikur nuk e përmendte Presidentin Historik, Ibrahim Rugovën. Sot i përkulet.

20. Dikur ishte kundër nepotizmit. Sot e arsyeton atë.

21. Dikur reciprocitet të plotë, çështje javësh. Sot as nuk e përmend atë.

22. Dikur ishte kundër lejimit të punës së ministrave me aktakuza. Tash i ka dhe nuk i shkarkon.

23. Dikur bënte protesta kundër ndonjë politikani serb që bënte deklarata fyese. Sot i ka dhe nuk i shkarkon.

24. Etj. etj.

Albin Kurti dikur ishte vetëvendosje, ndërsa sot është vetëkundërshtimi. Kundërshtoi gjatë gjithë jetës të gjithë, ndërsa tash është kundërshtari më i madh i vetvetes dhe ka ra në fjalët e çdo kundërshtari të djeshëm politik. Nuk di politikan që ka hangër çdo fjalë, qëndrim e deklaratë të mëhershme, sa Kurti. Ai është për çdo ditë në kundërshtim me veten e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat