Krasniqi: Vizita e Kurtit në Amerikë është private

Aktuale

Krasniqi: Vizita e Kurtit në Amerikë është private

Më: 17 maj 2022 Në ora: 22:51
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Krasniqi thotë se vizita e Kurtit në Amerikë është private.

“Vizitat zyrtare mund të zgjasin prej 3-4 ditë, vizitat shtetërore, që janë të nivelit më të lartë, zgjasin zakonisht nga katër ditë, por kjo nuk është as vizitë zyrtare as shtetërore, por kjo është vizitë private”, është shprehur Krasniqi në “Rubikon”.

Ai tregon edhe arsyet se pse është vizitë private, sipas tij, nuk ka protokoll zyrtar e shtetëror.

“Nuk ka protokoll zyrtar, nuk ka protokoll shtetëror, është vizitë private, me vjen keq, nuk ka përcjellje as nga ana e institucioneve të sigurisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kemi parë video të kryeministrit duke e vozitë ambasadori i Kosovës, e jo shërbimi i sigurimit të shtetit”, shtoi ai.

Tutje, Krasniqi thotë se Kurti duhet të takohet me dikë të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë.

“Kemi parë edhe agjendën e vizitave, ka qenë në takime me bashkatdhetarë, janë takime të mira, por jo vizitë të karakterit zyrtar, deri tash nuk ka. Unë shpresoj shumë se nuk kthehet pa u takuar me dikë të nivelit të lartë”.

“Duhet me hy në Shtëpi të Bardhë, kryeministri të qëndrojë dy javë nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është e pashembullt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat