Aliu paralajmëron marrëveshje të reja me sekretariatin e përhershëm të Komunitetit të Transportit

Aktuale

Aliu paralajmëron marrëveshje të reja me sekretariatin e përhershëm të Komunitetit të Transportit

Më: 18 maj 2022 Në ora: 11:45
Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu së bashku me  Matej Zakonjšek, drejtorin e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, kanë mbajtur konferencë për media, në lidhje me këshillin ministror të organizuar nga komiteti i transportit, ku të ftuar janë gjashtë ministrat e infrastrukturës nga Ballkani Perëndimor.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Liburn Aliu, tha se për herë të parë këtë vit e kanë presidencën e këtij komuniteti të transporti i cili po ashtu po mbahet për herë të parë në Prishtinë.

Ai po ashtu tha se do të krijohen marrëveshje të reja dhe të rëndësishme gjatë diskutimeve  që do të ofrojnë mundësi të mira në liberalizimin e tregut të mallrave dhe të njerëzve.

“Këto mbledhje organizohen në mënyrë të rregullt në të gjitha vendet e rajonit dhe Bruksel, por për herë të parë mbahet ne Prishtinë. Në këto mbledhje janë arrite marrëveshje të shumta, por arrihen edhe marrëveshje të tjera. Për Kosovën është me rëndësi që këtë vit e kemi edhe presidencën e këtij komuniteti të transportit dhe për herë të parë po e mbajmë në Prishtinë”, tha ai.

Do të ketë marrëveshje të reja të cilat do të ofrojmë liberalizim të lëvizjes kur bëhet fjalë për udhëtar dhe për mallra”, u shpreh ai.

Stefano Paci përfaqësues nga Komisioni Evropian,  tha se të pranishëm janë 5 komunitete të transportit dhe kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për Kosovën.

Ai tha se integrimi i transportit të Kosovës në Bashkimin Evropian është i një rëndësie shumë të madhe. “Kjo është një ngjarje e rëndësishme sot. Jemi në takimin 5 të komunitetit të transportit. Transporti është një fushë themelore dhe thelbësorë për integrimin në BE dhe përtej kufijve. Jam i lumtur qe përfaqësoj BE këtu ku kemi për të diskutuar çështje shumë të rëndësishme. Do të përmendi një çështje të rëndësishme, integrimi i transportit në Bashkimin Evropian. Kemi sekretariatin komunitetit të transportit që na ndihmo në këto punë.”

Matei Zakonsiek drejtor i sekretariatit të përhershëm të transportit ka treguar për dy projekte të rëndësishme.

Ai shtojë se transporti i mirë është bazë e një zhvillimi ekonomik të një vendi.

Ky takim i bënë pjesë 33 pjesëmarrës nga 27 vende të Evropës dhe 6 vende të BE-së. Ne jemi duke ndihmuar partnerët tan në rajon në reforma dhe projekte që e lidhin rajonin mes vete dhe me BE. Dy projekte të tilla i vizituam dje me ministrin Aliu. Gjitha këto projekte janë simbole të angazhimit evropian në tërë rajonin. Transporti i mirë është bazë për zhvillim të mirë ekonomik dhe kontakte mes njerëzve e për një paqe në rajon. Kryesimi nga Kosova i këtij këshilli ministror që po bëhet këtë vit,  ka bërë një hap të rëndësishëm në investimin e tregjeve të rajonit”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat