Gjukanoviçit sot në Prishtinë i ndahet mirënjohje për ndihmën e ofruar qytetarëve të Kosovës gjatë luftës në vitin 1999

Aktuale

Gjukanoviçit sot në Prishtinë i ndahet mirënjohje për ndihmën e ofruar qytetarëve të Kosovës gjatë luftës në vitin 1999

Nga: Fatmir Beka Më: 18 maj 2022 Në ora: 12:29
Milo Gjukanoviq

Presidenti i Malit të Zi arrin sot në Kosovë në vizitë dyditore me ftesën e presidentes Vjosa Osmani, me këtë rast është paraparë ndarja e mirënjohjes së veçantë “Mirënjohje ndërkombëtare për të drejtat e njeriut” për ndihmën e dhënë qytetarëve të Kosovës në luftën 1999, të ndarë nga kolegji AAB, shkruan “kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.

Në kumtesën e lëshuar nga shërbimi i presidencës malazeze thuhet se " Pas ceremonisë së pritjes me nderimet më të larta ushtarake e shtetërore, do ketë takim kokë më kokë me presidenten Osmani, ndërkohë që do të vazhdohet me takimin e delegacioneve të Kosovës edhe Malit të Zi”.

Është planifikuar që Gjukanoviç në shoqërim të Osmanit të mbjell drurin e paqes në kompleksin e qeverisë dhe do të bëjë nderime para lapidarit të personave të pagjetur tek Kuvendi i Kosovës.

"Gjukanoviç do të takohet edhe me kreun e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili në mungesë të kryeministrit të Kosovës Kurti që ndodhet jashtë vendit do të shtrojë drekë zyrtare për presidentin Gjukanoviç” thuhet në kumtesë.

“Pritet që presidenti Gjukanoviç të takohet me kryetarin e Prishtinës dhe me krerët e subjekteve opozitare. Ndërsa në mbrëmje presidentja Osmani pritet të shtrojë darkë zyrtare për delegacionin malazez edhe presidentin”.

Në kumtesën e shërbimit informativ të presidencës malazeze kanë njoftuar se në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, Gjukanoviç do vizitojë bazën e KFOR-it dhe do marr pjesë edhe në Forumin e Biznesit dhe do mbajë ligjëratë në kolegjin AAB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat