Përleshje mes maturantëve te shkolla teknike në Prishtinë, arrestohen tre persona

Aktuale

Përleshje mes maturantëve te shkolla teknike në Prishtinë, arrestohen tre persona

Më: 18 maj 2022 Në ora: 23:26
Policia e Kosovës

Një përleshje mes maturantëve ka ndodhur sot, në orët e pasdites, në rrugën “12 Qershori”, në shkollën e mesme teknike në Prishtinë “28 Nëntori”.

Rasti dyshohet se ndodhi derisa tre nxënës të cilët ishin duke festuar në afërsi të shkollës, meqë janë në vitin e fundit të përfundimit të shkollës së mesme, u ballafaquan me tre të tjerë, të cilët i sulmuan fizikisht.

Sinjali mëson se situata eksaloi në përdorimin e elektroshokut, për çka dy maturantë morën lëndime trupore, si pasojë e goditjeve. Burimet kanë bërë të ditur se Policia është vënë në lëvizje menjëherë dhe ka shoqëruar të dyshuarit në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave, prokurori për të mitur ka dhënë urdhër që dy nga tre të rinjtë të ndalohen në Qendrën e Mbajtjes si të dyshuar për “lëndim të lehtë trupor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat