Koci: Jemi të zhgënjyer me mosreagimin e institucioneve pas vendimit për Haradinajn e Gucatin

Aktuale

Koci: Jemi të zhgënjyer me mosreagimin e institucioneve pas vendimit për Haradinajn e Gucatin

Më: 19 maj 2022 Në ora: 00:33
Fatmir Koci

Bashkëluftëtari i Nasim Haradinajt, Fatmir Koci thotë se është i zhgënjyer nga institucionet e Kosovës për shkak se nuk kishin ndonjë reagim lidhur me aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK të mërkurën.

Koci deklaron se së paku kryeministri i vendit, Albin Kurti, është dashur që të deklarohet lidhur me këtë.

Por kësaj radhe jemi dëshpëruar shumë me vendimin e Speciales, jemi të dëshpëruar edhe me institucionet e Kosovës ku nuk është marrë asnjë seriozisht së paku kryeministri me një deklaratë me iu përgjigj me një deklaratatë sepse mori vendimin në emër të Kosovës sepse nuk besoj që populli i Kosovës i dënon dëshmorët e luftëtarët”, shtoi ai.

Sipas tij, institucionet duhet ndërmarrë të gjithë mundësitë shtetërore që kanë për të dëshmuar tek Prokuroria se “kush është viktima dhe kush agresori”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat