Kryetari i PDK-së mban sot konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Aktuale

Kryetari i PDK-së mban sot konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Më: 19 maj 2022 Në ora: 08:20
Memli Krasniqi

Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi, do të mbajë sot konferencë për media.

Sipas njotimit të kësaj partie, konferenca do të mbahet në orën 10:00.

“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban sot (19 maj 2022), Konferencë për Media. Konferenca do të mbahet në Selinë Qendrore të PDK-së, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Konferenca e tij vjen një ditë pasi Gjykata e Apelit vërtetoi aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, lidhur me tarifat e shtrenjta. Deri te aktvendimi i Themelores kishte ardhur pas padisë së PDK’së ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat