A ishte hero Nasim Haradinaj, njeriu që kërkonte një vrasës për Rugovën / Pasuria multimilionëshe

Aktuale

A ishte hero Nasim Haradinaj, njeriu që kërkonte një vrasës për Rugovën / Pasuria multimilionëshe

Nga: Idriz Morina Më: 19 maj 2022 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Nasim Haradinaj ishte shumë agresiv në vlerësimet e tija për Ibrahim Rugovën,

Në një shkrim në janar të këtij viti, për Nasim Haradinajn, pata thënë se ai e ka shansin, meqë ndodhet në Hagë, të bëhet burrë, siç paraqitet, pra e jo siç sillet në të vërtetë, t’i thotë ato që din, të vërtetat për luftën, nëse jo për vetveten për shpirtrat e pastër shqiptarë: “të rrëfejë për tutorët e tij”!

Nuk e kam paragjykuar as atëherë as tani, se nëse duhet dënuar apo sa, pasi objekt i kërkimeve të mia nuk janë veprat e tija, si akti për të cilin u gjykua, të cilin e kam përshkruar dje, si një dënim të pashmangshëm për shkak të shkeljeve të hapura dhe publike.

Por, zbulimi i vrasjeve politike. Të gjithë ata që e njohin Nasimin mirë, që ishin në luftë me të, përkrahës apo kundërshtarë, ta thonë në mirëbesim, se ai ishte një figurë me rol negativ. Nëse asgjë më tepër nuk mund të bënte, atëherë sigurisht se ishte roli frikësues që e kishte.

Ai ishte me kompetenca për moral ushtarak, nga Shtabi i UÇK-së, krahu i majtë, që drejtohej nga Azem Syla, Xhavit Haliti, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e tjerë.

Nasim Haradinaj para arrestimit ishte nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK), dhe ka qenë një kohë drejtor në komunën e Deçanit.

Babai i tij, kishte qenë ish i burgosur politik, dhe që vlerësohet si një patriot i vërtetë.

Por, pavarësisht përpjekjeve të Nasimit, ai nuk është vlerësuar nga rrethi i tij, se ka ecur me vlerat morale të babait.

Image
Presidenti Ibrahim Rugova

Qëndrimet politike

Nasim Haradinaj, nuk ka mundur të shkëputet asnjëherë nga retorika kundër Rugovës, qëndrimet diskualifikuese ndaj tij, pavarësisht se kishte dekada që tashmë lideri shpirtëror i shqiptarëve kishte shkuar në përjetësi.

Kjo gjuhë e urrejtjes së tij, ndaj të vdekurve, figurave historike, në mënyrë konsekuente e shprehur edhe me presion për shumë kohë ndaj figurave të tjera të LDK-së, dëshmon për karakterin e paqëndrueshëm, jo serioz dhe jo korrekt të tij.

Në një deklaratë, ndër të fundit, të vitit 2020 e ka quajtur Rugovën tradhtar. “Rugova është tradhtar...”, ka thënë Haradinaj.

Pasuria e Nasimit dhe deklarimet e rrejshme

Nasim Haradinaj ka deklaruar në vitin 2018 se një pasuri e blerë nga ai në privatizim, por që mungon vlera e investimit, prej 220 hektarësh kapte vlerën prej 4 milionë e 400 mijë eurosh.

Por, në vitin 2019, ai e ka zhvlerësuar vlerën e kësaj toke për 1.1 milionë euro. Ai kishte deklaruar se 220 hektarët vlenin 3 milionë e 300 mijë euro.

Po ashtu në Agjencinë Antikorrupsion një shtëpi e ka deklaruar prej 180 metrash katrorë në vlerë të 370 mijë eurove.

Po në vitin 2019 kishte deklaruar se në vitin 2020 do të pasurohej edhe me një milion e gjysmë euro.

“Pasuria ime do të shtohet për 1 milionë euro e gjysmë”, kishte deklaruar Haradinaj në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7. Sipas tij kjo pasuri e tij do të rritej nga gjërat e luftës që kishte. “Do t’i shes reliktet e luftës”, thotë ai.

Por, në Kosovë nuk ka traditë fare të shitjes së relikteve të luftës, e aq më tepër që të pasurohet dikush për miliona euro nga reliktet.

Nasimi nuk përmendet në asnjë betejë, që të kishte relikte të vlershme si të Sali Çekajt!

Por, nga mund t’i shtohej pasuria Nasimit?

Sipas një hetimi të mediave, Nasim Haradinaj nuk e kishte deklaruar në Agjencinë Anti Korrupsion se ishte aksionar i kompanisë “Ëest Investigation & Advisory L.L.C”, kompmani kjo e regjistruar shumë vite më parë.

Image
Rrahim Hashimi

Kjo kompani sipas deklarimit kishte kapital 50 mijë euro dhe se bashkëpronar ishte Rrahim Hashimi, i përfolur për fajde, dhe për shumë skandale,

Rrahim Hashimi qe arrestuar në vitin 2017 nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kishte kërkuar ryshfet 100 mijë euro për çështje penale.

Në një video të publikuar aso kohe shihet Rrahim Hashimi mashtronte Faton Dalladakun dhe se 200 mijë euro ia kishte dhënë kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, në shkëmbim të lejes së ndërtimit për objektin e spitalit të Dalladakut.

Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi qenë shpallur fajtorë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për mashtrim në vitin 2020, duke e dënuar me 3 vjet e 9 muaj Rrahim Hashimin dhe Kadri Rexhepin me 3 vjet.

Porosia për vrasjen e Rugovës

Nasim Haradinaj, në vitet e para pas luftës ishte angazhuar që të gjente një vrasës për Ibrahim Rugovën. Këtë e kishte konfirmuar njeriu i angazhuar fillimisht për këtë punë, i njohur si ‘Raketa” – Hysni Rama.

Dëshminë e kishte dhënë vetë “Raketa” pasi e kishte refuzuar planin e vrasje së Rugovës. Sipas informacioneve ishte bërë zgjedhja e vëzhguesve, përcjellësve dhe mënyra e vrasjes përfshirë pikën se nga duhej goditur.

“Ekipi kishte dal në lagjen Velania, ku ishte rezidenca e Presidentit Rugova, dhe e kanë matur largësinë nga mund të qëllohej Presidenti me snajperë. “Ekipi ka dal në Velani dhe e kanë matur terrenin kah shpia e presidentit, plani ishte me vra me snajperkë”, thotë dëshmitari i ri.

Hysni Rama, ish –luftëtar i Koshares, ku qe njohur me nofkën “Raketa”, ishte ka qenë ushtar komandos në Koshare, në njësinë “Cobra” dhe njëri nga ushtarët që kishte marrë pjesë në tërheqjen e trupit të Sali Çekajt.

Hysniu-Raketa, ishte tek unë, dhe në prani të të tjerëve më tha, se mua Nasim Haradinaj më ka ofruar të më paguajë 300 mijë marka, vetëm e vetëm që ta vras Rugovën”, kishte pohuar Raketa, na rrëfente dëshmitari.

“Dhe ju kanë ofru fiks 300.000, mijë marka”, thotë ky dëshmitar.

Sipas dëshmisë së tij, biseda me “Raketën” është zhvilluar në hotelin “Grand”.

Prandaj, Nasimi ka çka të rrëfejë në specilae për tutorët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat