Kurti: Jemi të gatshëm për njohje reciproke, por Serbia s’është

Aktuale

Kurti: Jemi të gatshëm për njohje reciproke, por Serbia s’është

Më: 19 maj 2022 Në ora: 18:47
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është e gatshme për njohje reciproke me Serbinë, por se ajo nuk është.

Ai, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka theksuar se deri tani nuk ka hapa mbrapa në procesin e dialogut.

“Mirëpo Serbia ka ngelur pas, meqenëse ajo nuk i pranon krimet që i ka kryer në Kosovë dhe refuzon ta njoh pavarësinë e Kosovës. Presidenti amerikan Joe Biden e ka formuluar shumë mirë çështjen  ka thënë se duhet të kemi normalizim të plotë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme e cila ka në qendër njohjen reciproke”.

“Unë jam i gatshëm për njohje reciproke, Serbia nuk është gatshme. Asnjë instancë e Kosovës nuk ka asnjë far faji për faktin që nuk e kemi suksesin e pretenduar me Serbinë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, qenia e saj nuk është problematike.  Raportin me Serbinë nuk e kemi normal, duam ta normalizojmë, mirëpo për këtë qëllim është Serbia që duhet të ndryshojë”,ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat