Ministri Krasniqi pret raportin e inspektoratit për festën e abetares në Pejë

Aktuale

Ministri Krasniqi pret raportin e inspektoratit për festën e abetares në Pejë

Më: 20 maj 2022 Në ora: 00:37
Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit te Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, deklaroi se pamjet e fëmijëve të komuniteteve Romë, Ashkalinj dhe Egjiptianë në festën e abetares në Pejë, ishin të rënda, i dënon dhe se në shkollat tona nuk duhet të ketë vend për diferencime të çfarëdo lloji.

Në emisionin Edicioni Special ai u shpreh se është në pritje të raportit të inspektoratit të arsimit që do ta paraqesë ngjarjen reale, megjithëse shtoi se mësuesen e nxënësve në fjale e njeh dhe e vlerësoi që kujdeset për edukimin e komuniteteve.

“Nuk dua ta mbroj e as ta gjykoj, por ajo shkolle ka një numër të madh të komuniteteve dhe ka pasur kohë pas kohe tendenca, me qëllim ose pa qëllim, ose iniciativa, për çka kemi reaguar. Ne vitin e kaluar kemi intervenuar që një klasë të mos jetë e përbërë nga mbi 80% të nxënësve të komuniteteve. Kjo mund të ketë qenë edhe e rastësishme, por s’kemi lejuar që përqindja e komuniteteve të jetë më e madhe vetëm në një klasë”.

Krasniqi po ashtu vlerësoi që shpjegimi i drejtorit të shkollës për festën e abetares ishte pak i paqëndrueshëm, por pavarësisht gjithçkaje tha se fëmijët nuk duhej të ishin vendosur prapa rrjetave sepse kishte vende tjera të lira.

“Kjo situatë e ka vëmendjen tonë shumë të madhe, edhe si qeveri, që të mos tolerojmë askund në Kosovë raste të tilla”, përfundoi ministri Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat