Baton Haxhiu: Memli Krasniqi e Vlora Çitaku po e bëjnë opozitën nga klubet e natës, Zone e Bon Vivant

Aktuale

Baton Haxhiu: Memli Krasniqi e Vlora Çitaku po e bëjnë opozitën nga klubet e natës, Zone e Bon Vivant

Më: 21 maj 2022 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Gazetari Baton Haxhiu përmes një kolumne të gjatë ku u tregua i pamëshirshëm ndaj Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti, nuk i kurseu as zyrtarë të PDK-së.

Krejt në fund, është marrë edhe me Kreun e PDK’së, Memli Krasniqin dhe nënkryetaren e kësaj partie, Vlora Çitakun, të cilët së fundi u panë në sfilatën e organizuar nga Valdrin Sahiti.

Sipas tij, ata opozitën kanë vendosur ta bëjnë në klubet e natës.

“Natyrisht, aty nuk munguan as Memli Krasniqi e Vlora Çitaku, të cilët kanë vendosur që opozitën ndaj qeverisë ta bëjnë në klubet e natës: Zone, Bon Vivant e Bruni, pa harruar ama asnjëherë se Liria ka Emër. Pa u thelluar në veshjen e zezë të Vlora Citakut e cila me siguri vjen nga mërzia e thellë, ajo bashkë me Memlin janë shndërruar në sinonime të nënshtrimit ndaj Albin Kurtit”, ka shkruar Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat