Dalin pamjet nga stërvitja ushtarake e amerikanëve me FSK-në

Aktuale

Dalin pamjet nga stërvitja ushtarake e amerikanëve me FSK-në

Më: 22 maj 2022 Në ora: 17:56
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Në përmbyllje të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, vizitoi stërvitjet e Batalionit 133 të Këmbësorisë të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përveç fushave tjera, kësaj radhe në fokus ishte stërvitja dhe gjuajtja me mortaja nga ushtarakët e të dyja forcave, ku, gjatë operacioneve në këtë stërvitje, ushtarakët tanë dhe partnerët u trajnuan edhe në manovrimin me autoblinda në fushëbetejë dhe gjuajtje me mitralierë 12.7mm.

Gjeneral Jashari pa nga afër edhe gjuajtjet me mortaja, të cilat janë pjesë organike e njësive të këmbësorisë dhe ofrojnë fuqi të zjarrit indirekt kundrejt caqeve të armikut.

Ushtarakët tanë treguan profesionalizëm dhe rezultate të larta, për çka edhe u vlerësuan lart nga partnerët tanë të Gardës Kombëtare të Ajovës.

Image
Foto nga vendngjarja

 

KOMFSK përgëzoi ushtarakët tanë dhe ata partnerë për zellin dhe përkushtimin në aftësimin në sisteme të zjarrit indirekt.

Forca e Sigurisë së Kosovës, së bashku me aleatin e saj strategjik, SHBA, do të vazhdojnë të zhvillojnë kapacitete të tilla me synim të rritjes së gatishmërisë për reagim në çdo situatë që mund të ballafaqohemi, bën të ditur Zyra për Informim e FSK-së.­

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat