Nga ura ra në lumë, policia jep detaje për vdekjen e fëmijës në Dragash

Aktuale

Nga ura ra në lumë, policia jep detaje për vdekjen e fëmijës në Dragash

Më: 23 maj 2022 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Një fëmijë është sjellë dje pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash.

Sipas policisë dyshohet se fëmija derisa kishte qenë duke luajtur me disa bashkëmoshatarë nga një urë kishte rënë në lumin e fshatit dhe si pasoj ka ndërruar jetë.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË /Dragash, 22.05.2022 – 18:35. Është raportuar se  fëmiu, viktima mashkull kosovar, ishte sjellë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash pa shenja jete.

Dyshohet se fëmiu derisa kishte qenë duke luajtur me disa bashkëmoshatarë nga një urë kishte rënë në lumin e fshatit dhe si pasoj ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në QKMF Dragash.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat