Ministri Murati flet në konferencë për media, tregon se kur do t’i marrin punëtorët e sektorit privat 100 eurot e qeverisë

Aktuale

Ministri Murati flet në konferencë për media, tregon se kur do t’i marrin punëtorët e sektorit privat 100 eurot e qeverisë

Më: 23 maj 2022 Në ora: 11:38 Përditësuar në ora: 13:57 më 23.05.2022
Hekuran Murati

Fitoni nga rrjetet sociale apo kriptovalutat- Murati kërkon ta plotësoni një formular

Qytetarët që fitojnë nga burime të ndryshme dhe për të cilin fitim nuk paguhet tatim, ministri i Financave, Hekuran Murati i ka ftuar që ta plotësojnë një formular elektronik, sipas ligjit.

Në një konferencë për media, Murati tha se fitimet e tilla përfshijnë qiranë, fitimet kapitale, burimet nga jashtë e të tjera.

Në fitimet e tilla përfshihet edhe shitja e kriptovalutave. Kur qytetarët do t’i shesin kriptovalutat, Murati ka thënë se do të duhet që këtë ta deklarojnë në formularin i cili tha se do të publikohet nga Minitria dhe ATK-ja.

Të ardhurat tjera për të cilat kërkohet ky deklarim mund të jenë nga puna “freelance”, të ardhurat nga YouTube apo rrjetet sociale.

Arsyeja pse kemi thirrur konferencë ka të bëjë me njërën nga deklaratat tatimore që duhet të plotësohet nga secili qytetar, shtetas apo rezident që gjeneron të hyra gjatë vitit të cilat nuk tatimohen në burim siç ndodh me pagën”, tha ai.

Ministri tha se “kanë mbetur edhe disa ditë deri në përfundim të afatit për deklarim”.

Shikoni këtu deklarimin e plotë të ministrit Hekuran Murati.

Kur do t’i marrin punëtorët e sektorit privat 100 eurot e qeverisë?

Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media është pyetur nga gazetarët se kur do të dalin 100 eurot e qeverisë për punëtorët e sektorit privat.

Ai nuk ka treguar saktë se kur do të dalin në llogaritë e punëtorëve të sektorit privat 100 eurot e Kurtit.

Komisioni është formuar, afati i aplikimit ka qenë deri javën e kaluar dhe ka krijuar më shumë telashe sesa që ka zgjidhur probleme me pas fillu me i trajtu të gjithë 1 nga 1, është dashur të përmbyllet afati dhe po besoj që shumë shpejt do ta kryejnë punën”, tha Murati.

Ndërkohë, ai po mban një konferencë për media lidhur me deklarimin e të ardhurave të qytetarëve të Kosovës në ATK.

Murati: Qytetarët obligohen të deklarojnë të ardhurat personale në ATK

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) nga ky vit ka nis një aktivitet të ri për mbledhjen e tatimeve për buxhetin e shtetit. Edhe qytetarët sikur bizneset, deri më 31 mars do të jenë të detyruar të bëjnë deklaratën tatimore mbi të ardhurat personale në ATK.

Për këtë çështje doli sot në konferencë për media Hekuran Murati, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve.

Sipas tij, nga ky vit ATK-ja do të obligojë edhe qytetarët të cilët realizojnë të ardhura individuale nga aktivitetet e ndryshme, t’i deklarojnë të ardhurat përmes plotësimit të një formulari.

Në të kundërtën, ndëshkimet për mosdeklarim janë të njëjta edhe për individin sikur për bizneset.

Sipas Ligjit, nëse një qytetar realizon fitim 10 mijë euro në vit, do të paguajë tatim rreth 1 mijë euro.

Po ashtu, qytetarët që mund të kenë fitim 100 mijë euro brenda një viti, janë të obliguar të paguajnë tatim rreth 10 mijë euro.

Hekuran Murati thërret konferencë për medie, pritet të flasë për 100 eurot e sektorit privat

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, do të mbajë konferencë për medie.

Konferenca për media do të mbahet sot, në ora 13:00.

Ministri Murati pritet të flasë në lidhje me verifikimin e punonjësve të sektorit privat dhe ekzekutimin e pagesave prej 100 eurove për këta punëtorë.

Pagesat për punëtorët pritet të filojë nga kjo javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat