Muja: Kërkesa e PDK-së për rrëzimin e vendimit të ZRR-së është e paligjshme, opozita po kërkon kolaps energjetik

Aktuale

Muja: Kërkesa e PDK-së për rrëzimin e vendimit të ZRR-së është e paligjshme, opozita po kërkon kolaps energjetik

Më: 23 maj 2022 Në ora: 12:46
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se vendimi i Gjykatës së Apelit për ta rrëzuar vendimin Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për ngritje të çmimit të energjisë, nuk është i saktë, derisa ka thënë se kërkesa e PDK-së është e paligjshme.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë, ka thënë se Gjykata e Apelit nuk e ka rikthyer në pikën zero vendimin e ZRRE-së.

Gjykata nuk ka marrë vendim që me kthy në pikën zero. Gjykata e ka aprovuar kërkesën e PDK-së që të pezullohet vendimi deri sa të ketë aktgjykim të formës së prerë. Baza e kërkesës është e paligjshme”, ka thënë ai.

Unë besoj që ka një përpjekje e opozitës që të ketë një koordinim të plotë e që të pamundësohet ose që Kosova të vendoset në një kolaps energjetik. Opozita duhet të ketë parasysh se këto përpjekje, unë besoj se janë të pamatura. Por megjithatë Kosova njihet për organizimin e mirë të krizës energjetike”, tha Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat