Shkatërrimi i labortaorit të drogës/ Sveçla: Aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës

Aktuale

Shkatërrimi i labortaorit të drogës/ Sveçla: Aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës

Nga: A.SH Më: 23 maj 2022 Në ora: 15:21
Droga e kapur nga Policia e Kosovës në Ferizaj

Sot Policia e Kosovës ka shkatërruar laboratorin e drogës në Ferizaj.

Këtë aksion ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka cilësuar të suksesshëm.

Ai ka vlerësuar policinë dhe prokurorinë për këtë aksion.

Postimi në Facebook:

Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës sot shkatërroi laboratorin e drogës sintetike në Ferizaj me ç'rast janë konfiskuar mbi 68 kg drogë dhe janë arrestuar 10 persona.

Ky lloj droge është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e njeriut. Përgëzime dhe vlerësime maksimale për policinë dhe prokurorinë. Vazhdojmë të përkushtuar maksimalisht në mbrojtje të jetës së qytetarëve tanë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat