Logjika e falimentimit ekonomik dhe rasti shqiptar

Aktuale

Logjika e falimentimit ekonomik dhe rasti shqiptar

Nga: Shenasi Rama Më: 23 maj 2022 Në ora: 17:23
Foto ilustruese: Edi Rama sikur ua kthen shpinën problemeve

Në vitin 2020, pata paralajmërue se nga viti 2021 do të ketë inflacion të larte. Asokohe, doli guvernatori i Bankës dhe tha se çdo gjë e kemi në kontroll dhe nuk shihte inflacion kund. Dolën edhe ca spurdhjakë zagarë të plakun në media që nisën të thonin se unë e kolegët e mi po shohim fantazma. “Inflacionin e kemi nën kontroll”, tha guvernatoraqi. Mirëpo, ku jemi??

Inflacioni është këtu, si pata thënë unë dhe po aq keq sa pata thënë unë. Tashti, logjika e falimentimit ekonomik të shtetit shqiptar është duke u shpalosur e qartë dhe është e lidhur me inflacionin.

Logjika e falimentimit ekonomik të një shteti asht e thjeshtë. Njerëzit mendojnë për veten e vet dhe duan me marrë nga shteti sa të munden me vjedhje, me mospagime taksash dhe me korrupsion. Politikanët duan pushtet dhe vota. Si pasojë, politikanët duan që t’i zgjidhin problemet sot për nesër tuj ia kalue krizën atyne që vijnë mbrapa me korrupsion, borxhe, vjedhje nga taksat dhe me inflacion të kontrolluem nga banka qendrore... që hedh para në treg.

Mirëpo logjika e falimentimit ekonomik asht e hekurt. Pak më herët ose pak ma vonë, shteti do të falimentojë. Tuj hedhë pare në treg, qeveria e ul fuqinë blerëse të monedhës. Tuj mos i rritë rrogat, i varfëron njerëzit. Tuj mos pasë bazë prodhuese, shteti nuk ka rrugë tjetër me mbajt veten përveçse me marrë borxhe që s’mundet me i la. Banka përdoret me vazhdue me spiralen inflacionare. Kriza bahet e thellë sepse çmimet rriten, rrogat mbesin në vend ose ulen, shteti duhet të rrisë taksat me dhunë, bankat shtypin pare letër, dhe kështu politikanët duhet t’i vihen përballë popullit që duhet ta rrjepin me mbet vetë gjallë. Në këtë rastin tonë, banka po e forcon lekun se don të mbledhë valutën për të paguar këstet e borxhit dhe e vetëdijshme se transaksionet e rëndësishme bëhen në valutë. Por sa mund ta zgjasë këtë? Kështu vazhdon loja derisa ... nuk mundet me vazhdue ma sepse edhe delet rebelohen. Kjo nuk ka ngjarë në Shqipëri, por logjika ekonomike e ban të paevitueshme.

Shteti shqiptar po të ishte shtet normal duhej të ishte i falimentuem zyrtarisht me kohë. Mirëpo nuk ka falimentue se nuk asht shtet normal. Njëherë ishte piramida e emigrantëve që me ndërtimet e mbajti gjallë; më pas, erdhi piramida e drogës që e mbajti ekonominë gjallë. Kur ra disi droga barishtore, nisi droga e përpunuar industrialisht. Kur nuk mjaftoi as ajo, tani janë paratë e mafias ndërkombëtare që e mbajnë gjallë, me kulla dhe me metoda të tjera shpëlarjeje të parave të pista. Pronari i vërtetë i atij vendi, nuk e don falimentimin që e shkatërron vendin. Pronari, sindikata ndërkombëtare e krimit, kërkon një falimentim të shtetit që e dorëzon vendin tek ata të padëmtuem shumë. Për çfarë kanë investue kaq shumë në atë vend, që të fitojnë apo që të humbin? Ketë e arrin duke përdorë politikanët sepse e din që e mbajnë peshën pa bërë zë.

Edhe përkundër kësaj, logjika e përmbysjeve shoqnore ka nji rregull të artë të lidhun me logjikën e falimentimit ekonomik: Nëse në nji shtet ka inflacion mbi 20% për dy vjet rresht, prit trazira shoqnore. Nëse inflacioni e kalon 20% mbas dy viteve prit rebelime. Nëse zgjat deri në pesë vite ka luftë civile. Profesionistët presin që të kalojnë këto stade dhe përfundimi asht se nji shtet do të shembet si nji kala rane.

Në shtetin shqiptar po bëhet viti i parë që inflacioni ka kalue mbi 20%. Por, njerëzit mendojnë se do t’ia hedhin se kanë ca dhjamë, ca para të fshehura, e dikë jashtë shtetit. Politikanët kanë ende për të shitur ‘asete’ dhe mund të rrisin taksat. Banka mund të luajë me lekun dhe ta forcojë gjatë verës që të mbledhë shumat që duhen me pague këstet e borxhit. Por, problemi asht se nuk ka shpëtim nga viti i dytë deri tek viti i pestë. Inflacioni do të vijë nga brenda, por edhe nga jashtë sepse ashtu e kanë vendosur ata që dinë ma shumë dhe çdo gjë do të kushtojë edhe më shumë e me shtrenjtë. Këtë vit që vjen do të jetë mbi 25% sidomos tek ushqimet.... E kështu, edhe pse ja keni hedhur disa herë duke ja futur vetes më keq, duket se këtë herë logjika e falimentimit ekonomik do të vijë duke u materializuar më shpejt dhe përplasja bëhet reale.

Në nji shtet normal do të kishte nji formulë të tillë: (5 vjet x 20% në vit inflacion) = 100% revolucion.

Në nji shtet anormal formula asht ndryshe (5vjet x 20% në vit fukarallëk) = 100% maskarallëk = 200% shkërdhatllëk.

Po presim të kalojë kjo verë se duan të mbledhin paratë e turizmit me besimin se mund t’ia hedhin paq. Ku i dihet? Në nji vend ku asgja nuk asht normale, edhe formula e logjikës së falimentimit të shtetit duhet me faktorizue marrëzinë kolektive. Kështu që po presim e shohim se cila formulë asht ma e aplikueshme në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat