Pas aksionit antidrogë në veri, vjen reagimi befasues nga Lista Serbe

Aktuale

Pas aksionit antidrogë në veri, vjen reagimi befasues nga Lista Serbe

Më: 23 maj 2022 Në ora: 18:52
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq

Lista Serbe ka bërë një reagim lidhur me aksionin e sotëm policor në veri.

Në të thuhet se e mirëpresin aksionin me qëllim shtypjen e krimit në fushën e narkotikëve, dhe me këtë, dëshmohet se zyrtarët policorë, kanë kapacitete për të luftuar krimin.

”Lista Serbe mirëpret aksionin e policisë nga Rajoni-Veri, i cili u zhvillua sot me qëllim të luftimit të krimit në fushën e narkotikëve, i cili në radhë të parë i mbron rininë dhe fëmijët tanë nga kjo murtajë që shkatërron çdo shoqëri. Ky veprim tregoi se punonjësit e policisë së Qarkut-Veri kanë aftësinë dhe kapacitetin për të kundërshtuar krimin. Shfrytëzojmë rastin të theksojmë se në emër të Listës Serbe dhe popullit tonë dënojmë veprime të tilla kriminale të individëve.

Ne i japim mbështetje të plotë policisë së Rajonit-Veri që të vazhdojë me veprime të tilla dhe të mos lejojë individë që me aktivitetet e tyre kriminale të kriminalizojnë gjithë veriun, ku jetojnë njerëz dhe mikpritës të ndershëm. Duam të bëjmë të qartë se sa herë që policia kryen veprime profesionale si kjo, gjithmonë do të ketë mbështetjen e Listës Serbe dhe qytetarëve tanë”, thuhet në reagimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat