Droga e konfiskuar në veri po shkatërrohet/ Sveçla tregon sa ishte vlera e saj

Aktuale

Droga e konfiskuar në veri po shkatërrohet/ Sveçla tregon sa ishte vlera e saj

Nga: A.SH Më: 23 maj 2022 Në ora: 21:16
Droga e shkatërruar

Policia ka zbuluar sot në veri të Kosovës një laborator për kultivimin e marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për t’u shitur në treg ilegalisht.

Gjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se, droga po shkatërrohet dhe se vlera e saj ishte 6 milonë euro ndërsa vlera e paisjeve 1.5 milionë euro.

“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milonë euro ndërsa vlera e paisjeve 1.5 milionë euro”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat