Deputetja e VV-së e uron në mënyrë speciale presidenten Osmani në Ditën e Presidentit

Aktuale

Deputetja e VV-së e uron në mënyrë speciale presidenten Osmani në Ditën e Presidentit

Më: 24 maj 2022 Në ora: 16:19
Vjosa Osmani, Doarsa Kica Xhelili

Deputetja e VV-së Doarsa Kica Xhelili, e ka uruar në mënyrë të veçantë presidenten Vjosa Osmani në Ditën e Presidentit.

Deputetja Xhelil është shprehur e lumtur që presidenten Osmani e njeh nga afër dhe para se ta marrë pozitën e shefes së shtetit.

“Para se të jetë, dhe ta njohim si Presidente, kemi njohur Vjosën. Jo rëndom qëllon që njerëzit e njohin nga afër Presidentin apo Presidenten e tyre. Natyrshëm, Vjosa, duke qenë ajo që është, nuk përkon shumë me idenë e të bërit të gjërave ashtu që ato të jenë të pranueshme për masën domosdoshmërisht. Vjosa, duke qenë sikurse është, i bën gjërat asisoji që ajo është e bindur se i shërbejnë zhvillimit të vendit, pavarësisht gjykimit eventual të masës, por gjithmonë duke i shërbyer masës”, ka shkruar ajo.

Ajo ka shkruar se Vjosa Osmani punon shumë prandaj si përfaqësuese e Popullit thotë se nuk e ka pasë ndjesëin e përfaqësimit që nga vdekja e Presidentit Rugova.

“Prandaj Vjosa edhe mund të sulmohet. Prandaj me Vjosën edhe mund të mos pajtohen të gjithë. Por, për arsyet e njëjta, Vjosa nuk mund të injorohet – as brenda, as jashtë. Vjosa punon shumë teksa shkruan historinë e shpërfaqjes së një Kosove ku për Presidentin ngritesh në këmbë, jo për arsye institucionale, jo për arsye protokolare, por për arsye të ndjesisë së përfaqësimit dinjitoz që ky vend sot e ka, për shkak të saj, e që nuk e mbaj në mend ta kem ndjerë pas 21 janarit të vitit 2006. Vjosa, Presidentja jonë, Urime dita yte e merituar”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat