Mërgimtari në Zvicër dënohet për shpifje ndaj Sami e Ismajl Kurteshit

Aktuale

Mërgimtari në Zvicër dënohet për shpifje ndaj Sami e Ismajl Kurteshit

Më: 24 maj 2022 Në ora: 21:35
Sami Kurteshi

Anëtari i VV-së, Sami Kurteshi, ka thënë në Facebook se shteti i Zvicrës ka dënuar për shpifje një person për shkak të shkrimeve të tij kundër tij dhe Ismajl Kurteshit. Tutje ai shton se shteti zviceran e ka detyruar personin të kërkojë falje ndaj Kurteshëve. 

“Kështu është shteti ligjor i së drejtës dhe kështu e lufton krimin! Më 3 dhe 8 nëntor 2021, pa asnjë arsye dhe shkas, një person i panjohur me emrin Sali Rexhaj, nga Serbia por me vendbanim në Cyrih të Zvicrës, ka publikuar dy shkrime në Facebook me përmbajtje të pavërtetë – SHPIFJE dhe të PAVËRTETA kundër meje – Sami Kurteshi dhe Ismajl Kurteshit, duke përmendur edhe emra të tjerë që nuk janë përfshirë në kallëzimin penal”, shkruan Kurteshi. 

“Pa ndonjë hulumtim apo pyetje të të apostrofuarve në ato shkrime, më 4 nëntor 2021 i ka ripublikuar edhe një platformë elektronike skurrile, e dyshimtë – epilogu.com, me domenin https://epilogu.com . Më 26 janar 2022, nëpërmjet avokatit mbrojtës në Zvicër, në Prokurorinë e Lartë të Kantonit të Cyrihut është dorëzuar kallëzimi penal kundër personit Sali Rexhaj, për veprën penale SHPIFJE dhe PËRHPJE E TË PAVËRTETAVE sipas Nenit 173, 174 dhe 176 të Kodit Penal të Zvicrës (StGB). Më 2 shkurt 2022, pra vetëm brenda një jave, Prokuroria e Cyrihut e fillon procedurat e mbledhjes së dëshmive dhe akteve të tjera të domosdoshme për rastin”, shton ai.

Postimi i plotë

STOP SHPIFJES!

STOP TË PAVËRTETËS!

Kështu është shteti ligjor i së drejtës dhe kështu e lufton krimin!

Më 3 dhe 8 nëntor 2021, pa asnjë arsye dhe shkas, një person i panjohur me emrin Sali Rexhaj, nga Serbia por me vendbanim në Cyrih të Zvicrës, ka publikuar dy shkrime në Facebook me përmbajtje të pavërtetë – SHPIFJE dhe të PAVËRTETA kundër meje - Sami Kurteshi dhe Ismajl Kurteshit, duke përmendur edhe emra të tjerë që nuk janë përfshirë në kallëzimin penal.

Pa ndonjë hulumtim apo pyetje të të apostrofuarve në ato shkrime, më 4 nëntor 2021 i ka ripublikuar edhe një platformë elektronike skurrile, e dyshimtë – epilogu.com, me domenin https://epilogu.com .

Më 26 janar 2022, nëpërmjet avokatit mbrojtës në Zvicër, në Prokurorinë e Lartë të Kantonit të Cyrihut është dorëzuar kallëzimi penal kundër personit Sali Rexhaj, për veprën penale SHPIFJE dhe PËRHPJE E TË PAVËRTETAVE sipas Nenit 173, 174 dhe 176 të Kodit Penal të Zvicrës (StGB).

Më 2 shkurt 2022, pra vetëm brenda një jave, Prokuroria e Cyrihut e fillon procedurat e mbledhjes së dëshmive dhe akteve të tjera të domosdoshme për rastin.

Me datë 8 prill 2022, Prokuroria në Cyrih e cakton datën e shqyrtimit të rastit midis palëve, të caktuar për 27 prill 2022. Kjo seancë dëgjimore, për shkaqe objektive shtyhet vetëm një herë, për datën 13 maj 2022.

Më 13 maj 2022, pas shqyrtimit të rastit nga Prokuroria e Cyrihut, vendoset që:

1. I akuzuari Sali Rexhaj

• deklaron se shpreh keqardhje për çdo padrejtësi të bërë ndaj të dëmtuarve Ismajl Kurteshi dhe Sami Kurteshi;

• u kërkon falje publike në Facebook të dëmtuarve Ismajl Kurteshi dhe Sami Kurteshi me postimin e mëposhtëm (në shqip):

„Ju referohem artikujve të mi të 3 nëntorit 2021 dhe të 8 nëntorit 2021. Nuk ka qenë qëllimi im t‘i ofendoj ose t‘ju mvesh Kurteshëve, përkatësisht Sami dhe Ismajl Kurteshit, pa të drejtë gjëra. Kërkoj falje për këto deklarime dhe pranoj, se ato nuk kanë qenë të vërteta. Në të ardhmen nuk do të bëj deklarime të tilla. Në këtë vazhdë, unë kam shpallur gatishmërinë t‘ia dhuroj CHF 500.- një organizate humanitare në Kosovë.“

• deklaron se nuk e fshin shkrimin e mësipërm për të paktën tre muaj pas publikimit;

• premton se do të respektojë të drejtat e të dëmtuarve Ismajl Kurteshi dhe Sami Kurteshi dhe nuk do t'i dëmtojë ata në të ardhmen;

• deklaron se do t’ia paguajë një shumë prej CHF 500.00 një organizate jofitimprurëse (në Kosovë) deri më 15 qershor 2022 si kompensim; etj.

Natyrisht, pas veprimit efikas, efektiv, efiçient dhe vendimit të organeve të drejtësisë zvicerane, me këshillën dhe rekomandimin e avokatit mbrojtës, unë dhe Ismajl Kurteshi kemi hequr dorë nga ndjekja e mëtutjeshme penale.

Nuk kemi pranuar as dëmshpërblimin nga i akuzuari të propozuar nga prokuroria, i cili do t‘i dërgohet një organizate humanitare.

Në shtetin ligjor të së drejtës, në këtë rast në Zvicër, kërkesat dhe qëllimet personale të drejta, në këtë rast të të dëmtuarve, i realizon shteti i së drejtës, duke e rregulluar hapësirën publike, edhe atë informative, madje edhe në rrjetet sociale si në rastin konkret, në atë mënyrë që e bën shoqërisht të pranueshme dhe të përdorshme dhe të jetueshme në mënyrë të ndershme këtë hapësirë, duke ndaluar pa hamendje dhe pa ngurrim SHPIFJEN, PËRHAPJEN e të PAVËRTETAVE, PËRBALTJEN e personave të ndryshëm nga njerëz me qëllime të panjohura, kriminale, shoqërisht të dëmshme e të pamoralshme, sikurse në rastin konkret të personit Sali Rexhaj.

Në rastin në fjalë, të dëmtuarit (Ismajl e Sami Kurteshi), i akuzuari (Sali Rexhaj) me gjasë po ashtu, edhe pse atje lajmërohet si shtetas nga serbia, avokati mbrojtës i të dëmtuarve si dhe prokurorja e rastit, të gjithë janë me prejardhje shqiptare, fëmijë të lindur apo të ardhur në Zvicër nga pjesë të ndryshme të Kosovës ( emrat e tyre nuk përmenden qëllimisht për arsye etike). Pra, të gjithë personat në proces janë shqiptarë, por procedura e zhvilluar në Zvicër, në një shtet të së drejtës ligjore, nuk merr më shumë se 3 muaj e gjysmë, apo vetëm rreth 100 ditë. Ky është veprim i organeve të drejtësisë brenda një afati të arsyeshëm.

Pra, nuk ka diskriminim në bazë të prejardhjes, vendbanimit, gjuhës apo sipas ndonjë karakteristike tjetër. Thjeshtë, drejtësia ligjore nuk e lejon SHPIFJEN dhe të PAVËRTETËN dhe GËNJESHTRËN as nga individët e as nga të ashtuquajturat portale, as në emër të analizës e as në emër të gazetarisë. Sepse asnjëra nga këto veprime nuk janë dhe nuk mund të jenë as karakteristika të një gazetarie të mirëfilltë.

Ky është shteti ligjor i së drejtës që ndjek dhe dënon SHPIFJEN, të PAVËRTETAT dhe GËNJESHTRËN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat