Presidentja Osmani merr pjesë në konferencën ndërkombëtare në Tiranë për trendet aktuale të trafikimit me qenie njerëzore

Aktuale

Presidentja Osmani merr pjesë në konferencën ndërkombëtare në Tiranë për trendet aktuale të trafikimit me qenie njerëzore

Më: 25 maj 2022 Në ora: 09:19
Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit Ilir Meta, sot ka udhëtuar për në Shqipëri ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë: Trendet aktuale të trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë konferencë, Presidentja Osmani do të jetë ndër folëset kryesore dhe në ekspozenë e saj do të flasë për trafikimin me qeniet njerëzore në kontekstin kosovar, rajonal dhe global.

Folës në këtë konferencë, përveç presidentit Meta dhe Presidentes Osmani, do të jenë edhe senatorë e kongresmenë amerikanë, përfaqësues të OKB-së.

Si dhe të organizatave joqeveritare që merren me luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat