Haki Abazi jep dorëheqje

Aktuale

Haki Abazi jep dorëheqje

Më: 25 maj 2022 Në ora: 10:42
Haki Abazi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Haki Abazi ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë.

Lajmin për media e ka bërë të ditur kryesuesi i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqaj.

“Po është e vërtetë që ka dhënë dorëheqje, për këtë gjë unë do ta njoftoj sot Komisionin në mbledhjen që do ta mbajmë sot”, ka thënë Beqaj.

Ai ka shtuar se i mbetet Grupit Parlamentar të LVV-së që në mbledhjen e radhës të bëjë zëvendësimin e Abazit me ndonjë deputet tjetër.

Ky komision ishte propozuar nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje.

Ndryshe, anëtari tjetër i këtij komisioni nga PDK është deputeti, Rashit Qalaj.

Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), tash pa Haki Abazin do të jenë deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi,  dhe zëvendëskryesues Armend Muja.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë Armend Zemaj dhe deputetja Rezarta Krasniqi.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj.

Nga Lista Serbe (LS) për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat