“Tërheqja nga Trusti s’krijon kosto shtesë për buxhetin”, deklaron Ministria e Financave

Aktuale

“Tërheqja nga Trusti s’krijon kosto shtesë për buxhetin”, deklaron Ministria e Financave

Më: 25 maj 2022 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Departamenti i Buxhetit në Ministrinë e Financave ka vlerësuar se ndryshimi i Ligjit për Fondet Pensionale nuk krijon kosto shtesë për buxhetin e shtetit, mirëpo ka deklaruar se mundësimi i tërheqjes së mjeteve nga Trusti mund të krijojë ndikim negativ në fond.

Sipas një qëndrimi të Departamentit të Buxhetit, dërguar Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, ndryshimi i Ligjit për Fondet Pensionale rrezikon Fondin Pensional.

“Departamenti i Buxhetit vlerëson se projektligji për fondet pensionale, nga aspekti i ndikimit buxhetor nuk krijon kosto shtesë për buxhetin.

Mirëpo do të ketë efekt negativ në fondet pensionale të Kosovës, rrjedhimisht në shumë prej 13.5 milionë euro në të hyrat e mohuara tatimore nga pjesa e tërheqjes së kursimeve pensionale”, thuhet në qëndrimin e Departamentit të Buxhetit në MFPT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat