Osmani në Tiranë: Duhet t’i shkatërrojmë zingjirët e krimit të trafikimit me qenie njerëzore

Aktuale

Osmani në Tiranë: Duhet t’i shkatërrojmë zingjirët e krimit të trafikimit me qenie njerëzore

Më: 25 maj 2022 Në ora: 16:32
Vjosa Osmani

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka marrë sot pjesë në konferncën ndërkombëtare në Tiranë, në të cilën u diskutua për trendet aktuale të trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor.

smani theksoi se duhet që të shkatërrohen zingjirët e trafikimit me qenie njerëzore, para se ato ta shkatërrojnë fatin e shumë njerëzve.

“Trafikimi me qenie njerëzore nuk është vetëm një fenomen që duhet trajtuar nga prizmi ligjor e institucional. Trafikimi do të thotë një mundësi e humbur për zhvillim personal e avancim, një jetë larg bankave shkollore apo familjarëve e më të dashurve – do të thotë vuajtje, dhimbje, e dëshpërim. Ne duhet t’i shkatërrojmë zinxhirët e këtij krimi përpara se ato ta shkatërrojnë fatin e më shumë njerëzve”, ka shkruar Osmani.

Në këtë konferencë, Osmani ishte pjesëmarrëse me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat