Kuvendi nesër seancë plenare me këto pika në rend dite

Aktuale

Kuvendi nesër seancë plenare me këto pika në rend dite

Më: 25 maj 2022 Në ora: 17:16
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës nesër pritet të mbajë seancë plenare.

Në këtë seancë deputetët e pranishëm, pritet të diskutojnë për 10 pika të rendit të ditës, përcjell klankosova.tv.

Më poshtë gjeni pikat si vijon:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e
Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të
Pronës,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës
Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë
nxjerrëse të mineraleve,

9. Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,

10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat