Hykmete Bajrami: Qeveria ka frikë të shkarkojë bordin e ZRrE-së

Aktuale

Hykmete Bajrami: Qeveria ka frikë të shkarkojë bordin e ZRrE-së

Më: 26 maj 2022 Në ora: 06:56
Hykmete Bajrami.

Qeveria ka frikë ta shkarkojë bordin e ZRRE-së, për faktin se ata mund të tregojnë me instruksione të kujt kanë punuar deri tani, deklaroi Hykmete Bajrami.

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës tregoi se gjatë konsultimit për ngritjen e tarifave të energjisë, asnjëri nga skenarët që u aplikua më pas nuk ka qenë në diskutim.

Sipas saj, ata kanë marrë një vendim krejtësisht tjetër, krahas dokumentit që e kanë vënë në konsultim publik.

“Arsyeja se pse nuk janë duke e shkarkuar bordin e ZRRE-së, është sepse në momentin që e shkarkojnë, ZRRE-ja do të tregojë me instruksione të kujt ka punuar. Dokumenti që ka qenë në konsultim, asnjëri nga skenarët nuk ka qenë prezentë, as kur është ngritur tarifa e lartë me 85 përqind e as tarifa e ulët me 104 përqind. Pra, ata e kanë vënë në konsultim publik për të gjitha palët e interesit një dokument tjetër, mirëpo kanë marrë një vendim komplet diçka tjetër”, tha Bajrami në Tëvë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat