Fatmir Limaj: Ka pasur vrasje të aktivistëve të LDK-së, qëllimisht nuk u hetuan

Aktuale

Fatmir Limaj: Ka pasur vrasje të aktivistëve të LDK-së, qëllimisht nuk u hetuan

Më: 26 maj 2022 Në ora: 20:59
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka folur për disa vrasje të pasluftës ku kanë pësuar zyrtarët e LDK-së.

Ai në “Personale” thotë se kushdo që i ka bërë ato vrasje ka pasur qëllime anti-shtet dhe anti-shqiptare.

“Ka pasur vrasje të aktivistëve të LDK-së, nuk ka dilemë. Por dikush qëllimisht nuk ka dashur t’i hetojë ato raste në mënyrë që ajo të mbetet temë qendrore. Pastaj qëllimi ka qenë të krijohen ndarje, përçarje, paragjykime, e për të akuzuar njerëz faj e pafaj”.

“Unë nuk kam asnjë dilemë që ato vrasje kanë motive anti-shqiptare, anti-shtet dhe për të krijuar përçarje”, tha ai.

Limaj thotë se nuk ka logjikë që vrasjet e aktivistëve politikë të konsiderohen me motive politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat