Kamberi falënderon Kurtin për përkrahjen ndaj Luginës

Aktuale

Kamberi falënderon Kurtin për përkrahjen ndaj Luginës

Më: 26 maj 2022 Në ora: 23:52
Shaip Kamberi

Pasi kryeministri Albin Kurti u bëri thirrje shqiptarëve ta votojnë kandidatin shqiptar për deputet të Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberin, ky i fundit komentoi në shkrimin e Kurtit në Facebook.

Kreu i koalicionit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi shprehu falënderime ndaj Kurtit për përkrahjen dhe përkushtimin ndaj Luginës së Preshevës.

“Faleminderit shumë Kryeministër Albin Kurti për përkrahjen dhe përkushtimin ndaj Luginës së Preshevës”, shkruhej në komentin e Kamberit.

Nesër në Tërnoc të Bujanocit do të ketë rivotim për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, ku kandidati shqiptar, Shaip Kamberi është në garë për deputet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat