Ministri Murati tregon arsyet pse s’do të lejohet tërheqja nga Trusti

Aktuale

Ministri Murati tregon arsyet pse s’do të lejohet tërheqja nga Trusti

Më: 27 maj 2022 Në ora: 00:12
Hekuran Murati

Ministri i Financave dhe i Transfereve, Hekuran Murati ka treguar arsyet pse s’do të lejohet tërheqja nga Trusi Pensional.

Murati  tha se paprekshmëria e Fondit Pensional është parim, dhe sipas tij, me parime nuk bëhen kompromise.

“Për me u bë shtet i zhvillum si shtete perëndimore nuk është cështje kohe, që duhet me prit do vjet edhe nashta bëhesh, është cështje e aktivitetve dhe veprimeve  që i bën. Shumësia e veprimeve që bën si Qeveri dhe shoqëri të sjell te ndonjë zhvillim ose jo.

Nëse ne fillojmë politika të tilla, nuk është cështja te kompromisi, ky është parim, dmth është ligj, paprekshmëria e Fondit Pensionale. Quhet Fondi Pensional për shkak se ato mjete bohen tuat kur t’i bojsh 65 vjet. Është cështje parimore, me parime nuk bëhet kompromis. Kur bëhet kompromis me parime shkaktohet precedent dhe pastaj është cështja e sasisë se parimin e ke shkel”, tha Murati.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat