Në Tërnoc të Madh të Bujanocit sot votohet për herë të tretë për deputet në Kuvendin Popullor të Serbisë

Aktuale

Në Tërnoc të Madh të Bujanocit sot votohet për herë të tretë për deputet në Kuvendin Popullor të Serbisë

Nga: F. B. Më: 27 maj 2022 Në ora: 10:17
Shaip Kamberi, pretendon të rizgjidhet deputet. Shqiptarët e kanë të vetmen shans

Banorët e fshatit Tërnoc të Bujanovcit, pas vendimit të fundit të Komisionit Zgjedhor Republikan të Serbisë do t’ju drejtohen kutive të votimit për të votuar për kandidatët për deputet, ku pretendent është Shaip Kamberi. Siç dihet koalicioni i shqiptarëve të Luginës për 400 vota ka mbetur pa e kaluar pragun për të fituar të drejtën e një deputeti dhe këtë mund ta bëjnë sot.

Në të vërtetë në përsëritjen e votimeve me 29 prill, u konfirmua se Koalicioni i shqiptarëve të Luginës do ta kalojë pragun dhe do ta fitojë një ulëse në Kuvendin e Serbisë, mirëpo SPS paraqiti ankesë për kinse votimin e një qytetari pa dokumente identifikimi dhe KZR vendosi ripërsëritjen e votimeve.

Në vendvotimin në Ternoc të Madh të Bujanovcit, sot votohet për herë të tretë për deputet të Kuvendit Popullor dhe të drejtë vote kanë 1 mijë e 89 qytetarë, shkruan “Danas” transmeton “Bota sot”.

Siç dihet zgjedhjet parlamentare edhe presidenciale në Serbi u mbajtën me 3 prill, ndërsa në Tërnoc pas ankesës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës u vendos përsëritja e votimeve me 29 prill për siç u pat thënë parregullsive në votim.

Nga rezultati i votimit në Ternoc varet edhe përbërja përfundimtare e parlamentit të ardhshëm të Serbisë, sepse ka gjasa reale që Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës që është pranë kalimit të pragut ta fitojë një vend deputeti.

Kjo do të thotë se ka mundësi reale që SPS-ja të humb një mandat dhe ai të fitohet nga koalicioni i shqiptarëve të Luginës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat