“Mu dok sikur na kish okupu përsëri Turku”/ Tomë Gashi: Pa Albinin nuk ka shtet, sa ishim në Amerikë ‘llugë’ ish ba në Kosovë

Aktuale

“Mu dok sikur na kish okupu përsëri Turku”/ Tomë Gashi: Pa Albinin nuk ka shtet, sa ishim në Amerikë ‘llugë’ ish ba në Kosovë

Nga: N. Sh. Më: 27 maj 2022 Në ora: 16:17
Albin Kurti dhe Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi thotë se, sa nuk ishte Albin Kurti në Kosovë ish ba ‘llugë’ në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, pa Albinin nuk ka shtet.

Gashi thotë se janë çu peshë disa që po kërkojnë tërheqjen e trustit, duke shtuar se, ato pare janë për të siguruar jetesën pas moshës 65 vjeçare.

Ai në këtë postim i ka kritikuar edhe do media në Kosovë, të cilat sipas tij, kanë marrë miliona euro nga Shqipëria në muajin prill.

Postimi i plotë:

Pa Albinin nuk ka shtet!

Sa kem në Amerikë këtu “llug” ish ba, u tuta kur e pash televizorin në IPKO, waw këta e kishin heq edhe CNN 🇺🇸 edhe BBC 🇬🇧 sa nuk ke Albini këtu!

Mu dok sikur na kish okupu përsëri Turku me alamet ‘zhgl’ programe turke pa trohë lidhje me ne🇦🇱.

Plus janë çu peshë do që ja kanë trus popullit për 20 vjet e po dojn mi la gjynahet me kërkesa të damshme për me marr TRUST- in.

Nuk dojnë me kuptu që trusti është fond për mos me prit prej qiellit  për ata  që i bajnë 65 vjet e deri sa të jenë në këtë botë.

Ani do do media që jau ka nal tagjin Albini e Qeveria Kurti janë tu kukat sa po mujn kinse për Trust e po harrojnë qe veç në prill i kanë marrë do miliona euro të derguara nga nëna Shqipëri 🇦🇱

Athua kush dhe pse?

Me të nime e kam😉

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat