Kush deshi ta zhdukte familjen Behrami, 4 të vrarë, 4 atentate, 3 të plagosur / Kush do t’i gjykojë vrasësit

Aktuale

Kush deshi ta zhdukte familjen Behrami, 4 të vrarë, 4 atentate, 3 të plagosur / Kush do t’i gjykojë vrasësit

Nga: Idriz Morina Më: 27 maj 2022 Në ora: 18:52
Gjykata speciale ku po gjykohen ish udhëheqës politik e të luftës

Dy familje të vrara me motive të njëjta, por nuk dihet se kush do t’i gjykojë vrasësit e tyre.

Nuk pritet që e njëjta gjykatë t’i dënojë, vrasësit e saj, nëse zbulohen vërtetë dorasit, por edhe porositësit e tyre.

Vrasjet e katër anëtarëve të familjes Behrami, dhe plagosjes së tre të tjerëve, dëshmon se sa ishin të pamëshirshëm porositësit, por edhe vetë ekzekutorët.

Prirjet për kontroll të pushtetit, autaritariste, padyshim që edhe makiaveliste, kanë çuar në disa raste në përpjekje për zhdukjen e një familje.

Një luftë të hapur, ç’njerëzore.

Dy nga këto vrasje bien në mandatin e Gjykatës speciale, dy të tjerat jo! Kush do ta merrë guximin në Kosovë t’i ndëshkojë dorasit dhe porositësit?!

Cak i vrasjeve, intelektualë dhe njerëz të dinjitetshëm

I tillë është rasti i familjes Behrami në veri të Kosovës, shumica e të vrarëve dhe të plagosurve intelektualë.

Është një karakteristikë tjetër kjo e vrasjeve politike.

Pra, caqet e goditjes zgjidheshin me shumë zgjuarsi, për të mos thënë se ishin programe apo kopje të programeve të shërbimeve armiqësore.

Kështu, rrallë mund të ndodhte të vritej një person, pa qene i rëndësishëm në LDK, dhe nëse nuk ishte intelektualë.

Duke vrarë intelektualët, e dinin që rezistenca do të ishte më e dobët, madje mund të ishte shumë më e dobët.

Por, është edhe më skandaloze kur e mendoni se vriteshin shqiptarët, veprimtarët, që kishin bërë të pamundurën për liri, ta mbanin arsimin, e më pas edhe luftën. Atëherë pse vriteshin këta burra intelektualë që shërbenin në shkolla, nëse ata që po i porositnin ishin patriot!?

Brenda katër viteve katër atentate

U vranë Xhafer Behrami, Baki Behrami (2000), Refki Behrami (2002), dhe Xhevdet Ahmet Behrami (2003);

U plagosën Jetullah Behrami – 2000, Faruk Xhafer Behrami – 2000 dhe Behije Jetullah Behrami (2001).

Që të gjithë aktivistë të LDK-së dhe familjarë të tyre.

Image
Xhafer Behrami, Sejdi Koca dhe Presidenti Rugova

I pari u vra Xhafer Hajriz Behrami, drejtor shkolle në Çubrel, konsiderohej aktivist i dalluar i LDK-së dhe në atentat ndaj tij u vra, Baki Behrami, dhe u plagos Faruku, i cili pas mjekimit fillestar në Kosovë, qe dërguar dhe për shërim në Itali, ku edhe jeton prej kohësh.

Jetullah Behrami ishte profesor i Shkollës Teknike dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së në Skënderaj, më vonë edhe këshilltar komunal.

Derisa po udhëtonin me një traktorë, gjatë kthimit në shtëpi, të cilin kishte qenë duke e drejtuar, Jetullah Behrami fillimisht.

Në rrugë e sipër, në një vend me të përshtatshëm terreni, kërkon i ndjeri Bekimi, që ta drejtonte, dhe këtë ia kishte kërkuar edhe vëllai i Jetullahit, Xhaferi. Pak momente pas ndërrimit të shoferëve, kur arrijnë tek vendi ku ishte e organizuar prita në fshatin malor, Sulmuesit duke e pasur cak Jetullahin, mund të mos e dinin se nuk ishte ai shoferi, do të gjuanin në drejtim të shoferit- Bekimit, dhe sulmuesit tjerë në drejtim të Xhferit cakut tjetër.

Nga të shtënat vdesin në vendngjarje Bekimi, i mbetur mbi timon dhe këmbë në pedalin e gazit, do të lëvizte edhe pak traktori. Po në vend ngjarje vdes Xhaferi, ndërsa i plagosur arrin të ikë Faruku nga aty, si dhe Jetullahi.

Sulmi nga prita e organizuar nga persona të panjohur ende, kishte ndodhur më 11 qershor të vitit 2000.

Xhaferi gjatë luftës ka qenë anëtar i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Në kohën kur u vra, ai e ushtronte detyrën e anëtarit të Kryesisë së Degës së LDK-së në Skenderaj.

Image
Baki Behrami i vrarë

Xhaferi dhe të tjerët, rrallëherë janë përkujtuar, por u kujdesën para dy vitesh, në 20 vjetorin e vrasjes, Dega e LDK-së kishte vendosur ta përkujtonte.

Jetullah Behrami, sipas raportimeve në media do të mbetet një kërkues i drejtësisë për viktimat e vrasjeve politike. Sipas një raportimi në media në vitin 2013, Jetullahi do të jetë dëshmitar në një proces gjyqësor kundër Sabit Gecit, njërit prej figurave më të dhunshme, dhe dy vëllezërve të tij, Hetem dhe Rrustem Gecit.

Ndërsa, sipas një reagimi të bashkëshortes së Sami Lushtakut, ajo reagon e mllefosur duke e fyer rëndë Jetullahin, për shkak se në shkallën e parë të gjykimit, Sami Lushtaku qe dënuar me 12 vjet burg.
“Forcën dhe krenarin tënde s’mund ta mposht as ky dënim i pamerituar. Një fjalë e urtë popullore thot ‘buka jote të vret’ e sot po bindem që kjo qenka e vërtetë . Turp Jetullah Behrami për gënjeshtrat që ja montove gjithë familjes ton, dikur ishe miku ynë e sot zgjodhe të jesh armiku ynë....”, shkruante zonja e Sami Lushtakut, Feridja.

Mediat e tjera, dhe as gruaja e Sami Lushtakun, nuk e thoshin asnjë fjalë, se përse dy herr bën atentat ndaj Jetullah Behramit, pse dikush deshi t’i vriste së paku gjashtë anëtarë të kësaj familje në dy atentate, pse e ka vëllain e vrarë, nipin e vrarë, vajzën e plagosur, nipin e plagosur? Pse bën për herë të dytë atentat ndaj tij.

Madje, kur ai kishte thënë publikisht se nuk guxon të ecë në Skenderaj i paarmatosur, disa media e tallën, sërish pa pyetur se çfarë kishte pësuar Jetullahi dhe familja e tij.

Image
Jetullah Behrami

Askush nuk e drejtoi gishtin tek ndonjë vrasës apo porositës!

Askush nuk tha se Jetullahi, vëllai i tij dhe ata që ishin bërë shënjestra të krimit, ishin njerëz të shkolluar, dhe dinjiteti i tyre nuk po i linte të bashkëjetonin me krimin, me uzurpatorët, vrasësit, shantazhuesit, përmbysësit e vlerave të civilizimit shqiptar, dhe atij perëndimor.

Vrasja e Xhevdet Behramit

Atentati ndaj Xhevdet Behramit, qe bërë në hyrje të fshatit Kotor, te deponia e mbeturinave, derisa ai ishte duke u kthyer në shtëpi me veturën e tij me të cilën e furnizonte me mall shitoren e vet.

Atentatorët, kishin vënë pengesa në rrugë, si në shumë atentate të tjera, ndërsa vetë ishin fshehur. Në momentin që ai kishte ndaluar veturën, dhe kishte hapur dritaren si për të vëzhguar, mbi të qenë shkrepur breshëri plumbash, disa e kishin goditur në kokë, thuhet në raportin e QIK-ut të asaj kohe.

Policia asokohe thuhet se kishte dalur menjëherë në vendin e ngjarjes, por dorasit dhe porositësit nuk dolën kurrë para drejtësisë.

Po, sipas atij raportimi mbështetej ideja, se motiv i vrasjes së Xhevdetit ishte se i ndjeri ka pasur njohuri për autorët e disa vrasjeve të pas luftës në atë fshat.

Një kushëri i të ndjerit Xhevdeti, Nexhdet Behramit i kishte deklaruar këtij mediumi, se i ndjeri ‘nuk ka pasur kurrfarë konflikti me askënd, as familja e tij dhe ka qenë i afërt me të gjithë’.

Po në këtë atentat është plagosur edhe Jetullah Behrami, profesor i Shkollës Teknike dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së në Skënderaj dhe Faruk Xhafer Behrami. Ndërkaq në një tentim atentati në vitin 2001 ndaj Jetullah Behramit, plagoset vajza e tij, Behija.

Në vitin 2002 është vrarë Refki Zejnullah Behrami. Asnjëra prej këtyre vrasjeve nuk është ndriçuar.

Vrasja e djeshme ka shqetësuar pa masë banorët e fshatit Kotorr, sidomos familjet Behrami, të cilat kanë qenë në shënjestër të sulmeve mizore.

 

Djali i Xhaferit, Baki Behrami

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat