Përleshje në Prishtinë, dy persona bëhen për spital

Aktuale

Përleshje në Prishtinë, dy persona bëhen për spital

Më: 27 maj 2022 Në ora: 21:01
Policia e Kosovës

Një përleshje fizike mes disa personave ka rezultuar në lëndimin e dy prej tyre.

Rasti ka ndodhur diku rreth orës 19:30, në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka pohuar se në përleshje janë përfshirë edhe mjete të forta, pasojë e të cilave janë lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 19:30,  kemi pranuar informatën për një përleshje fizike e cila ka ndodhë në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga mjete të forta, janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që në stacion policor është shoqëruar një person i cili ka qenë i përfshirë më përleshje” ka deklauar Ahmeti.

Ajo gjithashtu ka bërë me dije se policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat