Milazim Krasniqi paralajmëron Kosovën, tregon çka do të tentojë të bëjë Sergej Lavrov me 7 qershor në Beograd

Aktuale

Milazim Krasniqi paralajmëron Kosovën, tregon çka do të tentojë të bëjë Sergej Lavrov me 7 qershor në Beograd

Nga: P.R Më: 27 maj 2022 Në ora: 21:47
Sergej Lavrov

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi në facebook ka paralajmëruar Kosovën në prag të vizitës në Beograd të Ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Sipas tij, Lavrov do të mundohet të rindezë konfliktin ndërmjet Serbisë e Kosovës

“Është paralajmëruar vizita e Sergej Lavrovit në Beograd për datën 7 qershor 2022. Pas deklaratës së tij skandaloze për Reçakun, është e qartë se ai do të mundohet të rindezë konfiktin ndërmjet Serbisë e Kosovës. Prandaj, institucionet tona të sigurisë duhet të rrisin kujdesin, sepse destabilizimi i Kosovës është një nga objektivat e Rusisë”, ka shkruar Krasniqi.

“Nga ana tjetër, maturia në raport me serbët e Kosovës dhe denoncimi i qëndrimeve rusofile e putiniane të Beogradit zyrtar, duhet të jenë në krye të axhendës të veprimit politik e diplomatik”, shkruan në reagimin e tij profesor Milazim Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë së ditë më parë Sergej Lavrov e quajti trillim masakrën e Reçakut.

“Është “zbuluar se trupat e të masakruarve në Reçak, nuk ishin të civilëve, por të militantëve, të cilëve u ishin ndërruar rrobat për t’u dukur civilë. Është bërë e njëjta gjë me 23 prill në Bucha, afër Kievit. Është skema e njëjtë. Funksionin, pa marrë parasysh e bind dikë apo jo. As që iu desh që ta bindin dikë. Ata bombarduan Jugosllavinë dhe shpallën Kosovën të pavarur, duke shkelur të gjitha parimet e OSBE-së. Vetëm thanë: kështu do të jetë”, ka thënë Ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat