Murati tregon kërkesën e Ibrahim Rugovës: Civilë mos prekni, ndërsa për forcat serbe keni mbështetjen tonë

Aktuale

Murati tregon kërkesën e Ibrahim Rugovës: Civilë mos prekni, ndërsa për forcat serbe keni mbështetjen tonë

Më: 28 maj 2022 Në ora: 13:01
Fahredin Murati

Për sulmet tona ndaj forave serbëve kemi pasur lejen e mbështetjen edhe nga presidenti i vendit atë kohë, Ibrahim Rugova.

Rrëfeu këtë ngjarje të fillimviteve të 90'ta pjesëtari i Gueriles së Llapit, Fahredin Murati.

Murati tutje tregoi se Rugova u kishte dhënë konfirmimin t’i sulmonin ata që kishin të veshur uniformën ushtarake policore, por kërkesa e tyre e vetme ishte të mos lëndohen civilët.

“Murati Ajeti ka shkuar te Rexhep Gjergji, profesor dhe doktor, i ka thënë që ne qëndrojmë pas këtyre sulmeve dhe duam ta dimë mendimin e presidentit Ibrahim Rugova në atë kohë se çka mendon për këto aksione. Pastaj ai ia ka dhënë konfirmimin që “na keni mbrapa”, vetëm një kërkesë e kemi “civilë mos prekni”, ndërsa për uniformën ushtarake policore e keni mbështetjen tonë të plotë”, tha ai në emisionin “Infonata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat