Paçarizi: Kosova ka të drejtë ta kundërshtojë “Ballkanin e Hapur”

Aktuale

Paçarizi: Kosova ka të drejtë ta kundërshtojë “Ballkanin e Hapur”

Më: 30 maj 2022 Në ora: 19:09
“Ballkani i Hapur”

Analisti politik Rrahman Paçarizi ka thënë se Kosova e ka me të drejtë nëse nuk e mbështet iniciativën “Ballkani i Hapur”.

Në Info Magazine, ai ka folur edhe për qëndrimin e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, për “Ballkanin e Hapur”.

“Mali i Zi deri më tani ka qenë kundër ‘Ballkanit të Hapur’, nuk ka marrë pjesë në takimet e deritanishme. Qëndrimet e Abazoviqit tani i kanë ndryshuar raportet në Ballkanin Perëndimor lidhur me këtë çështje, tashmë janë Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina që kanë qëndrim kundërshtues. Ndërkohë, që Maqedonia e Veriut nuk ka qenë shumë entuziaste, por ka marrë pjesë pothuajse në të gjitha takimet”.

“Mendoj që Kosova ka të drejtë ta kundërshtojë ‘Ballkanin e Hapur’ për shkak të çështjeve të hapura dhe për shkak të mosnjohjes nga Serbia, apo rrethanë në të cilën Kosova nuk ka arsye për të qenë pjesë e një unioni të tillë të vogël rajonal me Serbinë, e cila nuk e njeh Kosovën, por arsyetimi se nuk mund të ulemi në një tavolinë me ministrin e Sllobodan Millosheviqit është një arsyetim që nuk shkon. Ndoshta do të shkonte sikur Kosova të mos ishte ulur në një tavolinë me presidentin e Serbisë, Aleksadar Vuçiq”, ka thënë Paçarizi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat