Misteri i një lëmshi të vrasjeve në zonën e Malishevës / Arrestime, burgosje dhe vrasje 1999-2005

Aktuale

Misteri i një lëmshi të vrasjeve në zonën e Malishevës / Arrestime, burgosje dhe vrasje 1999-2005

Nga: Idriz Morina Më: 2 qershor 2022 Në ora: 21:47
Foto ilustrim nga Drenoci, takim rasti

Fshati Drenoc i Malishevës, ishte kthyer në një pikë kritike të luftës, organizimit të shtabit të LPK-së, dhe njëkohësisht një vend, nga ku fillonin shumë intriga dhe nuk dihet se ku përfundonin.

Një nga rastet më interesante, është një vrasje e pasluftës, e kryer në vitin 2005. Vrasja, nuk ishte hakmarrje, as me ndonjë qëllim përfitimi, por siç e kujtojnë disa, dhe që gjykata e argumenton si gjendje e rënduar emocionale e dorasit, ndërlidhet me papajtueshmërinë politike.

Një veteran lufte i UÇK-së, i cili e kishe humbur vëllain, një nga ushtarët e parë të asaj ane në luftë i njohur si “Pesëqindëshi”, të cilit i janë kushtuar edhe këngë, do ta zinte ‘gjaku’ i vëllait, teksa e shihte të ecte i lirë, i papenguar, dhe madje krenar, Hasan Drenocin (Drenocin e kishte llagap), por shumë i njohur në ato anë për bashkëpunimin me okupatorin serbë. Madje thuhej se ai kishte punuar deri në fillim të luftës, e madje disa thonë, se mund të ishte fshehur gjatë luftës në Serbi, për t’i shpëtuar ndonjë ekzekutimi të mundshëm.

Madje, vëllai i tij, besohet se për shkak të vëllait të tij të jetë vrarë.

Motivet e vrasjes

Sipas arsyetimit në vendimin e gjykatës një arsye e mundshme e vrasjes mund të ishte njëfarë rivaliteti, pasi Rrustemi ishte dëshmitar në një proces gjyqësor ndaj disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së, njëri nga të cilët ishte i afërm i tij. Po ashtu në atë aktvendim thuhet se Rrustemi ishte dëshmitar i mbrojtur.

Por, sipas vetë vëllait të Hasan Rrustemit, Nezimit, ai kishte punuar në Sekretariatin e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Ndërsa, sipas gruas Zyberajt, përveç se Hasani kishte punuar në SPB, ai ishte përgjegjës për persekutimin e familjes Zyberaj dhe të gjithë shqiptarëve në përgjithësi.

Osmani qe arrestuar me 19 prill 2007, ndërsa Shyqeri Shala, me 23 maj 2007, pwr vrasjen qw kishte ndodhur në fshatin Xërxë të Rahovecit, me 10 tetor 2005.

Osman Zyberaj dënohet me 15 vjet burgim

Sipas shkrimeve të Sinan Kastratit, nga Malisheva, rezulton se në këtë zonë janë kryer shumë vrasje dhe tortura, jo vetëm të njerëzve të dyshuar si të UDB-së apo bashkëpunëtorë të saj, por edhe shumë njerëz të pafajshëm dhe aktiviztë të LDK-së.

Njëri nga njerëzit e pafajshëm që besohet se është zhdukur në këta rajon, apo nga “shtabi i Drenocit”, sipas tij, është edhe aktivisti i njohur i LPK-së, Behadin Hallaqi, i cili ka jetuar në Prizren.

Edhe Kastrati, sikurse jepte informacione Murat Jashari, në kohën, kur Behadin Hallaqi “zhduket”, Hashim Thaçi e Kadri Veseli ishin në Drenovc. Sipas Murat Jasharit shkohet mëpërtej duke fajësuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin drejtpërdrejt për vrasjen e tij.

Po ashtu në listën e Sinan Kastratit figurojnë si vrasje politike, Hysen Brahim Muhaxheri i katundit Denjë, i cili ishte mbajtur në burgun e Drenocit. Edhe Muhaxheri qe zhdukur.

Ai përmend të zhdukur po në atë burg edhe Avdi Muhamet Berishën nga Brestoci; Vesel Krasniqi “Kallabiqi”, nga Pastasela, heronjtë Toni e Mici etj. Ai madje përmend se një listë e përzier e viktimave shkon në mbi 60 veta.

Por, si duket një motiv që as gjykata se ka nxjerrë as vetë i akuzuari, sipas opinionit të njerëzve të asaj ane, Osmani, duket se është motivuar më shumë për të goditur sistemin e punës që e kishte krijuar SHIK-u dhe PDK-ja. Sipas këtij opinioni Hasan Rrustemi ishte integruar dhe rehabilituar në një mënyrë pikërisht nga njerëzit e fuqishëm të politikës dhe të SHIK-ut.

“Hasani nuk mund të pajtohej që vëllai i tij patriot po hante dhe, dhe sot ata që thirreshin në gjakun e dëshmorëve po bashkëpunonin dhe po i integronin njerëzit e UDB-së”, thotë një qytetar i asaj ane, njohës i rrethanave të luftës.

Derisa disa po akuzoheshin pikërisht se pse kishin vrarë në luftë njerëz të afërm të një bashkëpunëtori të UDB-së, me nxitje të këtyre që sot, po i mbështesnin bashkëpunëtorët e vërtetë, i ka ndërkallur ndërgjegjen dhe shqetësimin Osmanit.

Vendimi i Gjykatës

Gjykata Supreme e Kosovës si gjykatë e shkallës së dytë, pasi shqyrtimit të ankesave të dënuarve, edhe pse ishte paneli i kombinuar, pesë gjykatës, vendor dhe ndërkombëtar, në krye me gjykatësin Horst Protel, me datën 7 Nëntor 2012, e uli dënimin për Osman Zyberajn për dhjet vjet, nga 25 në 15 vite burg.

Gjykata e Qarkut e Prizrenit me 17 Prill 2008 ke ishte dënuar Osman Zyberajn me 25 vjet burg, për shkak të veprave penale vrasje dhe tentim vrasje nga neni 147 paragrafi 11 i KPK;

Procedura kundër Osman Zyberajt ishte japur me kërkesën për caktimin e paraburgimit kundër tij dhe Shyqri Shalës për shkak të dyshimit të bazuar se kanë marrë pjesë në sulmin e armatosur mbi vëllezërit Rrustemi, i cili ka ndodhur më 10 Tetor 2005 në fshatin Xërxë, komuna e Prizrenit.

Pas ankesave të suksesshme të mbrojtjes së Shyqri Shalës, se nuk mund të provonte pjesëmarrjen në vrasje dhe tentim-vrasje. Kështu që Gjykata Supreme e Kosovës me aktgjykim e datës 01 korrik 2009 e liroi tërësisht nga akuzat.

Para vendimit përfundimtar të gjykatës, me datën 07 nëntor para Gjykatës Supreme të Kosovës, ishte dëgjuar eksperti i neuropsikiatrisë, Fahri Drevinja, i cili e ka informuar gjykatën se ndaj Osman Zyberajt superekspertiza bërë në Qendrën Klinike Neuropsikiatrike të QKUK-së tregonte se Zyberaj në kohën e kryerjes së veprës penale ‘vuante nga një çrregullim nervor, depresion, trauma dhe e kishte aftësinë mendore të zvogëluar pasi që ai ka kaluar një kohë të vështirë gjatë luftës në Kosovë. Tani me ndihmë mjekësore është shëruar ku dhe pranoi se kishte kryer veprën penale por nuk e ndjen veten fajtor pasi që nuk ka mundur ta kontrollonte veten për shkak të problemeve neuropsikiatrike”.

Gjykata vendimin për uljen e dënimit ndaj të akuzuarit Zyberaj e kishte mbështetur në ekspertizën psikiatrike.

Zyberaj në vitin 2017 kishte hyrë në grevë urie për dhjetë ditë në burgun e Dubravës, pasi sipas tij po i shkileshin të drejtat nga ana e një gardiani të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat