Arrestohet një shtetas serb për krime lufte në Kosovë

Aktuale

Arrestohet një shtetas serb për krime lufte në Kosovë

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Një shtetas serb është arrestuar nga policia e Kosovës për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosove në periudhën gjatë viteve 1998-1999.

Njoftimi i policisë:

“Fsh. Gurakoc, Istog mars-maj 1998. Pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës është identifikuar dhe arrestuar i kërkuari mashkull serb për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosove në periudhën gjatë viteve 1998-1999.

I njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat