Kurti për “Ballkanin e hapur”: Nuk u besoj nuk i besoj atij grupi politikanësh, Serbia është në marrëdhënie më të mira me Rusinë e Kinën se me ShBA-në

Aktuale

Kurti për “Ballkanin e hapur”: Nuk u besoj nuk i besoj atij grupi politikanësh, Serbia është në marrëdhënie më të mira me Rusinë e Kinën se me ShBA-në

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 15:08
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin e Bratisllavës “Globsec 2022”, ku edhe njëherë është shprehur kundër planit Ballkani i Hapur.

“Ballkani Perëndimor 6 është i hapur për NATO-n, për BE-në, për Mbretërinë e Bashkuar. Nuk besoj që duhet të hapemi për ndonjë ndërhyrje verilindore ose lindore. Jemi në rregull me këtë. Dhe mbështetemi shumë te procesi i Berlinit 2.0. tashmë me një nisje të freskët nga kancelari Sholc, e mbështesim iniciativën me vlerat evropiane brenda, dhe BE-ja që të na ndihmojë por jo jashtë BE-së”, tha kryeqeveritari kosovar, derisa i kritikoi homologët rajonal që janë pro nismës Ballkani i Hapur.

“Dua të them, se për nga orientimi politik po aq edhe për nga ndjeshmëria politike, nuk i besoj atij grupi politikanësh që besojnë te vetëmjaftueshmëria e Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të jemi pjesë e Bashkimit Evropian dhe të jemi anëtarë sa më shpejtë që është e mundur”, tha Kurti.

Sipas kryeministrit  është e qartë që Serbia e kishte eksploatuar frustrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut lidhur me negociatat për hyrje në BE, duke e hartuar planin për Ballkanin e Hapur.

“Kur ishte e qartë që negociatat nuk do të hapeshin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në tetor të vit 2019, presidenti i Serbisë e kishte nisur këtë iniciativë, unë besoj, duke e eksploatuar frustrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe e dimë shumë mirë që Serbia është shumë në marrëdhënie më të mira me federatën e Rusisë dhe Kinën se sa me ShBA-në”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat